Plani për të ndihmuar Kievin/ BE dërgon 2.2 mld dollarë armë dhe municione në Ukrainë

Plani i Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe municione kap vlerën e të paktën 2.2 miliardë dollarëve.
Sipas BE-së, plani i ndihmës përbëhet nga tre elementë, të gjithë të lidhur me stimuj financiarë.
Dy elementët e parë ofrojnë rimbursime të pjesshme për armët dhe municionet e dërguara në Ukrainë, duke përdorur një fond të quajtur “Lehtësia Evropiane për Paqen”.
Elementi i parë i planit inkurajon anëtarët e BE-së të dërgojnë municione nga stoqet, i dyti ofron stimuj për vendet që të bëjnë porosi të përbashkëta dhe i treti fokusohet në ndihmën e firmave të armëve për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese, transmeton Al Jazeera.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se në Ukrainë janë dërguar 220,000 predha që janë dërguar sipas pjesës së parë të planit. Ndërsa pjesa e dytë, përfshin kontratat e para të prokurimit të përbashkët të planit ndërsa priten të nënshkruhen më vonë gjatë vitit.
/rtsh.al/