E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Shirokë, banorët: Nuk janë vlerësuar ende dëmet

Shiroka, një zonë në periferi të qytetit të Shkodrës, gjithashtu është prekur nga përmbytjet e janarit. Ndonëse një zonë e vjetër e këtij qyteti, nuk i është kushtuar një vëmendje as nga autoritetet dhe as nga donatorë të tjerë. Megjithëse sipërfaqja e mbuluar nga uji nuk është e madhe, dëmet në afro 20 familje janë të konsiderueshme, pasi sipas banorëve niveli i ujit në përmbytjen e muajit janar, ka kaluar 80 cm në qendër të Shirokës. Banorët shprehen gjithashtu se grupi i verifikimit të dëmeve ka kaluar tek kjo zonë vetëm pak çaste dhe nuk janë parë as pushtetar dhe as donatorë të mendojnë për 20 familje të përmbytura nga uji.
Për nga pozita gjeogrfike, zona e Shirokës ndodhet në breg të liqenit të Shkodrës dhe përveç shtëpive të izoluara, uji ka mbuluar edhe disa subjekte biznesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›