ILDKP gjobit 9 zyrtarë për konflikt interesi
TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 9 zyrtare për konflikt interesi. Zyrtarët, punonjës të administratës tatimore e doganore, por edhe të institucioneve qendrore e njësive vendore, janë gjobitur me vlera nga 100.000 deri në 200.000 lekë, për shkak të shkeljes së kërkesave të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Pas gjobitjes , Inspektorati i Lartë deklaron se 7 prej zyrtarëve kanë reaguar pozitivisht, duke marrë masat për zgjidhjen e konfliktit të interesave. Ndërsa dy zyrtarë të tjerë, Anastas Leka me funksion këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit dhe Arben Karafili, doganier në degën e Doganës Kakavijë, ende nuk kanë marrë masat për zgjidhjen e situatës së konfliktit mes funksionit publik dhe interesave private.
Anastas Leka ka qenë administrator i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa edhe pse ka kaluar pas shkeljes se konstatuar në ‘person fizik,’ sërish bie në kundërshti me ligjin. Ndërkaq Arben Karafili është në kushtet e konfliktit të interesave pasi funksioni i tij si doganier bie ndesh me interesat private të një prej personave të lidhur me të, i cili zotëron në mënyrë aktive pjesë në kapitalin e një shoqërie që ka si objekt të aktivitetit të saj tregtim te mallrave të ndryshme industriale, ushqimore në vend dhe import -eksport.
(e.n/News24/BalkanWeb)