Kodi Zgjedhor, LSI: Kemi gati propozimet tona
TIRANE- Por ndërsa politika shqiptare vazhdon të jetë në krizë për shkak të zgjedhjeve të 28 qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gati platformën e saj të propozimeve për ndryshimet e reja që i duhen bërë Kodit Zgjedhor. Numri dy i kësja force, tha për mediat se është koha për të treguar maturi politike por edhe për të parë nëse motivi i opozitës është provokimi i krizës apo standardet për zgjedhje. Haxhinasto nuk zbuloi terma konkrete nga propozimet e LSI-së, pro tha se ato do të jenë shumë shpejt në Kuvend.
“Duke njohur gjithësecili përgjegjësitë e tij për përgatitjen e zgjedhjeve dhe të kodit për 2009-ën, është momenti të tregohet maturi e plotë politike dhe angazhim institucional maksimal me qëllim që të zhvillohet një proces gjithëpërfshirës për përmirësimin e kodit dhe të standardeve për zgjedhjet e ardhshme. LSI ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e kodit zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re në zgjedhjet e vitit 2009 si dhe duke patur parasysh të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar për zgjedhjet. Këto propozime do të paraqiten në mënyrë instutucionale pranë kuvendit të Shqipërisë” u shpreh Haxhinasto përpara gazetarëve.
(e.n/BalkanWeb)