Burgjet e rinj, projekti parashikon ndërtimin e 20 qendrave të reja
20 burgjeve dhe paraburgimeve do t'u shtohen edhe shtatë godina të tjera, por nuk përjashtohet edhe mbyllja e burgjeve ekzistuese siç është ai i Ali Demit në Tiranë edhe burgu i Burrelit. Kjo për shkak se godinat e reja do të kenë kushte më bashkëkohore si edhe një siguri më të lartë. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve mësohet se me financim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare janë planifikuar që të hapen edhe shtatë institucione të tjera riedukimi. Kështu qendra e paraburgimit në Elbasan (me kapacitet prej 120 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në fund të vitit 2011, fillimi i vitit 2012. Qendra e paraburgimit në Berat (me kapacitet prej 90 vendesh). Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në mes të vitit 2012. Burgu në Fier (me kapacitet prej 780 vendesh). Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në mes të vitit 2013. Burg i ri në Tiranë. Të dënuarit nga zona e Tiranës vuajnë dënimin e tyre ne burgun e vogël te Vaqarrit (kapacitetit 146 vende) ose në burgje të tjera jashtë Tiranës do të transferohe në këtë godina të reja që do të kenë 500 vende të burgosurish. Delegacioni i KE-së do të financojë projektimin dhe ndërtimin e këtij burgu1. Projekti duhet të fillojë në vitin 2010, Ndërtimi do të fillojë në vitin 2011 dhe burgu do të hapet në 2014. Pas ndërtimit të burgut të ri të Tiranës, institucionet ekzistuese nën standard siç është I.E.V.P. "Ali Demi" mund të mbyllen dhe të dënuarit dhe personeli të transferohen në institucionin e ri. Burgu në Gjirokastër (me kapacitet prej 710 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Burgu në Shkodër (me kapacitet prej 710 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Qendra e paraburgimit në Kukës (me kapacitet prej 100 vendesh). Pas hapjes së qendrës së re, I.E.V.P-ja do të mbyllet dhe personeli/të ndaluarit do të transferohen në qendrën e re. Një propozim i ri ne lidhje me këtë çështje është qe paraburgimi për këtë zone te ngrihet ne Dibër. Kështu, te mbyllet IEVP Burrel për shkak të kushteve jashtë standardeve dhe te dënuarit/arrestuarit te transferohen ne këtë IEVP, gjithmonë duke iu referuar parimit rajonal.