E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet gjuha e kohës së luftës mes Gjermanisë e Greqisë

ATHINE- Rikthehet gjuha e kohës së luftës mes Gjermanisë dhe Greqisë. Shkak në fakt është bërë gjendja e rëndë ekonomike ku është zhytur Greqia e cila me deficitin e saj buxhetor kërcënon gjithë eurozonën. Por gjermanët janë bërë ironikë dhe mediat e këtij vendi kanë kritikuar dhe kanë përdorur fjalë mjaft fyese ndaj grekëve të cilësuar si kriminelët e eurozonës.
Në mediat gjermane grekët cilësohen si fajtorë për krizën ku është futur euro. Madje në kopertinën e revistës gjermane Focus jepet një skulpturë greke që bën një gjest të pisët me gishtin e saj. E gjithë kjo urrejtje e gjermanëve ka fyer grekët. Retorika ka arritur kulmin pasi zv.kryeministri grek ka thënë në një intervistë për BBC se gjermanët nuk kanë kompesuar ende grekët pas pushtimit nazist gjatë luftës së dytë botërore. Sipas tij , gjermanët kanë marrë arin nga bankat greke kur kanë ikur.
Por Gjermania thotë se i ka paguar tashmë 33 miliardë marka si kompesim ndaj grekëve.
Në shenjë revolte ndaj mediave gjermane , kreu i parlamentit grek ka thirrur për sqarime ambasadorin gjerman në Athinë për tu ankuar për mediat gjermane të cilat po prishin imazhin e shtetit grek, ndërkohë që ky vend ndodhet në një nga catet më të vështira të historisë së vet moderne.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›