Përmbytjet në Shkodër, 5.000 ha tokë nën ujë. Oboti në gjendje emergjence
Shkodër- Hapja e portave të hidrocentraleve një ditë më parë ka përkeqësuar situatën në Shkodër, pasi sipërfaqja e zonave të përmbytura është zgjeruar ndjeshëm.
Mësohet se aktualisht rreth 5 mijë hektarë tokë ndodhet nën ujë, ndërsa situata më alarmante është në Obot. Shtabi i Emergjencave ka shpallur gjendjen emergjente në këtë zonë, ndërsa shumë shpejt pritet të nisin ndihmat ushqimore për familjet e izoluara.
Ndërkohë probleme ka edhe në Dajç, Trushi dhe në Velipojë. Situata problematike shihet në Trushi, pasi në rrezik nga përmbytjet është nënstacioni elektrik dhe ujësjellësi. Forca të shumta po punojnë për të shmangur një klatastrofë të tillë, e cila do të linte pa ujë mijëra familje.
Një ditë më parë për shkak të rritjes së nivelit të ujit autoritetet hapën një portë të Fierzës, e cila nxirrte 500 metar kub ujë në sekondë. Edhe pse u tha që gjithçka po bëhej në mënyrë të kontrolluar banorët e Nënshkodrës janë sërish të detyruar të vuajnë përmbyetjet e vit pas viti. Ndërkohë që ata nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve të para.