Romani “Kukullat...” nxit debat, është larg drojës
Fluturën e letërsisë sonë të re e kam njohur fare rastësisht para shumë vitesh, në vite të vështira madje. Ish-viti i zi 1997. Ajo kishte fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar në netët e poezisë në qytetin e bukur të Strugës, midis shumë konkurrentëve të huaj dhe vendës. Mendo në vitin 1977, kur fuqi të errëta hamendësonin ta fshinin Shqipërinë nga harta e botës. Ajo, Flutura, fitonte çmimin e parë, lartësonte emrin dhe vendin e saj. Midis lajmeve tronditëse që botonte shtypi ynë periodik, në gazetat e kohës ishte shkruar lajmi i gëzueshëm që na ato ditë të çmendura të dukej çudi. Fituese e çmimit ndërkombëtar të poezisë në konkursin “Lira Strugane”, që zhvillohej çdo vit në qytetin e bukur buzë liqenit të Ohrit, ishte poetja jonë, Flutura Açka me poezinë “Frikë Harrimi”….Kam harruar të qaj, të qesh kam harruar/ kam harruar të zgjohem, të fle kam harruar. Kam harruar të vdes, të jetoj kam harruar/ Kam harruar……………. Ka kohë që kam harruar të kem frikë/, nga frika e harrimit të tyre”.
Kjo poezi ngjiti fort me gjendjen shpirtërore të një populli në vitet ekstreme. Nuk e njihja poeten. Kërkova në libraritë e kryeqytetit dhe gjeta dy libra të saj me poezi… Por Fluturën vetë nuk po e gjeja. Kushedi nga ka fluturuar mendova. E takova rastësisht në një aktivitet poezie. Njoha një vajzë të qeshur, të thjeshtë dhe shumë të dashur, e tillë ka mbetur gjithmonë Flutura. Më dhuroi librin e tretë me poezi “Kurthi i diellit”. Jam mrekulluar nga poezitë e saj të shkruara aq sinqerisht dhe të arrira artistikisht. “Nga pak çdo ditë”…. Çdo ditë jam nga pak Desdemonë/ Zhulietë çdo ditë nga pak/ që besoj kur më betohet, se për mua pi farmak/ nga pak Helenë mizore,/ e një lufte të pashpallur akuzuar/ marrëzisht e dashuruar, dashurisht e tradhtuar/çdo ditë nga pak nga ajo që s’duhet të jem, e përdalë/ çdo ditë nga ajo që s’mund të jem, e padalë/. Çdo ditë jam nga pak ëngjëll kokëshkëmb./ Djalli që s’ve mend./ Çdo ditë nga pak… Kjo poezi brilante e shkruar me aq sinqeritet dhe mjeshtëri të rrallë ku personazhet femra i kthen në kukulla pas kaq vjetësh dhe shkruan një roman “Kukullat nuk kanë atdhe”. Libër i rrallë, ku gjejmë zbërthimin filozofik dhe psikologjik të disa prej poezive të saj. U ndala tek poezia, jo vetëm që është mirëfilli poezi, jo vetëm tepër e ndjerë dhe bashkëkohore, por përcjell mesazhe të forta shpirtërore dhe filozofike, një poezi jetësore me një nivel të lartë fryme universale. Ajo nuk është revolucionarja e lëvizjes feministe, por poezia e saj bie aromë gruaje, të asaj gruaje që së shumti aspiron të jetë.
ROMANET
Më pas ajo Flutura, që fluturon sa në një vend në tjetrin, sa në qiell e sa në tokë, e si lajmëtare e shpirtrave, sjell dhe risjell tek ne libra të bukur dhe shumë të bukur, ndër më të bukurit e kohës. Pas botimit dhe ribotimit të librave me poezi, ajo na sjell romanin e parë “Vetmi Gruaje”, isha aq e lidhur me poezinë e saj sa kisha frikë nëse do lexoja një libër të atij niveli. “Ajo ka guxuar”, - tha dikush. Në fakt, guxim ka kush lind poezi, ai që ka arritur lartësinë e poezisë, nuk e ka problem të shkruajë prozë në të gjitha gjinitë e saj, madje edhe prozë poetike. Megjithatë, librin e lexova brenda një nate. Kur mbylla kapakun, thashë me vete: të lumtë Flutur, shkruaj dhe romane se i shkruan bukur. Por poezinë mos e lër, se ajo ka vetëm një çmim thotë L.Poradeci, çmimin e parë, dhe Flutura e ka atë. Është e dukshme fryma poetike në prozën e saj, aq sa duket se ajo ka zbërthyer hollësishëm filozofinë e poezisë. “Mure vetmie”…Braktisur nga zhurmat,/ kokën përplas në vetminë time/ dhe hap një plagë dashurie/ dhe sa kohë me supe do të shtyj/ këto mure vetmie?... Këto vargje të vinë në mendje teksa lexon romanin “Vetmi Gruaje”, i cili fluturon si një poezi. Romani që erdhi më pas ish’ “Kryqi Harresës”, fenomeni i gjakmarrjes, fenomen ballkanas që i atribuohet vendit tonë si një kryqëzim përpara botës së qytetëruar. Në libër ngjarja shtjellohet thjesht dhe dhimbshëm. Flutura në fluturimet e saj sheh fenomene që shqetësojnë realitetin njerëzor e aq më keq kur ky fenomen është shqiptar, ndaj thërret fuqishëm kundër tij. Romani është ekzistencialist, ndaj ka dhimbjen brenda tij. Ky roman zë fill në një aeroport modern ndërsa shkruhet për Bjeshkët e Namuna. Këto janë kontrastet e jetës, që shpesh godasin rëndë qenien. Romani “Hiri”, një roman filozofik, ashtu si paraardhësit, është zbërthim i vrullit të saj poetik, ajo i këndon dashurisë, tregon dhe hulumton pa doreza. Me shumë pyetje të pazgjidhura brenda tij, një roman i një moshe pjekurie, që kërkon shumë nga vetja dhe nga të tjerët. - Po ç’është vallë dashuria? Pse prishen dy njerëz që duhen? Cili është varri i dashurisë? Çfarë është martesa? Ajo shtron shumë ‘Pse’. Me dilema të pazgjidhura u drejtohet lexuesve, pasi nuk gjen dot përgjigjen as brenda vetes e as nga të tjerët, megjithëse përpiqet të shpjegojë shumë gjasa dhe dëshira të jetës, ndër to ajo më e mundimshmja se: a mund të rrinë bashkë në një shtrat martesa dhe dashuria? Këto dilema të vështira dhe të vjetra sa bota, mundojnë jo vetëm Fluturën tonë, por gjithë botën qysh prej krijimit të saj, e deri në ditët e sotme. Përgjigjet që i vijnë, janë edhe shumë më të vështira, e vërteta nuk del edhe kur i drejtohesh të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Platoni flet për njeriun ideal, i cili zor se ekziston, është tepër abstrakte kjo fjalë, “ideal”. Aristoteli na tregon se njeriu është natyrë dhe natyra është sa e bukur, e shumëllojshme dhe po aq komplekse. Edhe filozofë të tjerë pas atyre të antikitetit, si matematikani, shkencëtari dhe teologu francez i viteve 1670, Blez Paskal (njëri prej themeluesve të teorisë së probabilitetit) shtron për zgjidhje: raportin arsye-ndjenjë. “Zemra ka ligjet e veta, kështu që arsyeja nuk ia rregullon dot”. Kjo është çështje themelore e pazgjidhur e njerëzimit. E kështu me radhë edhe filozofët ekzistencialistë si Sartri e Uliam Xhejmsi, japin mendimet e tyre. Por më së shumti filozofët nuk janë poetë e as romancierë, madje disa prej tyre e ndjekin hap pas hapi poezinë dhe romanin. S’thonë kot në se do të bëhesh filozof, shkruaj romane. Flutura jonë ngul këmbë, do zgjidhjet, ndaj rreket të japë e të kërkojë shpjegime... Lexon Hirin e Fluturës, e s’ka se si të mos të na shkojë mendja tek të tjerë mjeshtra që i kënduan aq fort dashurisë. Aty gjejmë, përgjigjet e Hirit të Fluturës dhe të ‘pse’-ve tona të gjata. Vetë poeti i madh lirik, Lasgush Poradeci, na e thotë atë nëpërmjet shumë vargjeve në poezitë e tij “… se s’dashuroja as un’ as ti/ po dashuronte dashuria….E ndërsa poeti himnizon dashurinë, madje i këndon përjetësisë së saj. Mitrush Kuteli, na tregon se: – “E madhe është fuqia e hirit …Sepse hiri mburon nga Zoti.. Dhe ndaj Zotit të pamundurat bëhen të mundura, me anë të hirit...” *** Romani i madh, “Ku Je?”, i shtrirë jo vetëm në kohë dhe hapësirë, por edhe në ngjarje dhe histori paralele. Shpalos fuqishëm ekzistencializmin njerëzor në një rend të egër shoqëror, ku gjithçka ishte mollë e ndaluar, por më shumë se ço gjë, dashuria. “Ku je?” është ndërtuar me një fjalor të zgjedhur dhe bagazh të përkryer të shkrimtares tashmë të afirmuar brenda dhe jashtë vendit. Një nga personazhet kryesore, Ira Gjormi, është e destinuar të luftojë e vetme me vdekjen par shkak të një gabimi politik të nënës së saj, pjesë e diktaturës. Por edhe Klara Daiu. Dashuria e saj gjithashtu, pasi janë të padevotshëm për moralin e dështuar të diktaturës që jetojnë. “Komunisti është persekutor i persekutuar”. Pavarësisht se kush e ka thënë, ky përshkrim përmbledh gjithë kalvarin e vuajtjeve të atij sistemi. Me një kulturë dhe bagazh të lartë kulturor, shkrimtarja nis dhe mbaron rrëfimet dhe kujtimet në qytetin e saj të fëmijërisë nën diktaturë. Një libër i madh, i cili përmban tri linja, ku secila mund të ishte një libër më vete. Tek e përfundoja së lexuari romanin voluminoz “Ku je?”, më la shijen e librave të Elisabet Alende, ishte një portret jo në sepje, si i Alendes. Por ndjeva portretet bardh e zi të personazheve ekzistencialë të Flutura Açkës, të cilët luftonin për jetën. Poezia e mëvonshme e saj është më e moderuar në karaktere, por i qëndron asaj filozofie të parë dhe po thuajse janë të njëjtat mesazhe të shprehura në forma më të guximshme. Këto kumte i vijnë edhe në librat me prozë që shkruan më pas.
KUKULLAT
Së fundmi ajo promovon librin “Kukullat nuk kanë atdhe”. Një kopertinë që parathotë shumë. E dhimbshme dhe intriguese, një kukull femër, e zhveshur, e ndrojtur, e përlotur, me gjunjë delikatë të përthyer. Dhimbje që ndjejmë shpesh, për të tjerë dhe brenda vetes. Flutura bën një prezantim ndryshe nga herët e tjera, larg ndrojes dhe delikatesës poetike. Një aktore e mirënjohur e roleve psikologjike, lexon fragmente nga libri. Në sallë ka reagime, pëshpërima, debate pro dhe kundër, dikush largohet me kokën ulur nga salla. Ndonjë flet me dikë se ndihet keq, dikush dëgjon me vëmendje. Të “nderçmit”… (sa herë dëgjoj këtë fjalë më vjen ndërmend monologu i Mark Antonit, pas vrasjes së Jul Çezarit) skuqen në fytyrë. Diskutimet vazhdojnë, në sallë u bë zhurmë. Aktorja profesioniste vazhdon lexon qetë a thua se nuk ekziston njeri përreth saj. Mundohem të shpjegoj aty pranë, se ky fragment qëndron bukur brenda së tërës…, ndërsa brenda vetes jam disi e befasuar. Banaliteti e prish ekuilibrin e ngjarjes. Situatat mund të jenë të vështira dhe çnjerëzore, por fjalët jo. Ndërsa mendoja, “po kjo Flutura, mikja jonë, një grua e ndrojtur, shumë e dashur, e qeshur në përgjithësi, e qetë, e thjeshtë dhe njerëzore, e përzgjedhur në biseda, kur krijon është befasuese, me bagazh kulturor të admirueshëm. Çfarë ka ndodhur kështu? Ndonjë ndikim nga ecejaket nëpër botë apo nga librat e shumtë që lexon? Çudi? Nuk besoj se e ka bërë për komercializëm…. Si në rastin e ….nejse ….” Me këto mendime mbërrita në shtëpi. Rreth orës 23:00, ulem të shoh paksa kopertinat. Nisa të lexoj parathënien e më pas kisha ndaluar në faqen 100, me një frymë pa lëvizur. Ora kishte vajtur 2.30 minuta. Ishte vërtet një libër shumë i bukur. Tashmë që e kam mbaruar librin, i qëndroj mendimit se vërtet ishte një libër i rrallë ndër librat që kam lexuar. Flutura, e hidhëruar me realitetin që e rrethon, e zemëruar me kukullat, e zhgënjyer nga zyrtarët apo pushtetarët e paskrupullt. Duke kërkuar një shoqëri tjetër, apo një jetë tjetër në vendin e saj me një tranzicion të zgjatur dhe të vështirë, me pasojat postkomuniste, ku 20 vjet nuk janë pak po as shumë për një shoqëri të izoluar. Liria e mohuar shpesh kthehet në liri të shpërdoruar nga ata që nuk ditën ta gëzojnë. Për ata që pushtetin e shohin me sytë lakmitarë të paaftë dhe të padenjë për të jetuar ndryshe. Brezat që do të vijnë do i gjykojë për atë që lanë pas, veprën, sigurisht jo pasurinë, për të cilën së pari mësuan se me të mund të arrijnë gjithçka.
PERSONAZHET
Librin e bëjnë tejet interesant tipa dhe karaktere të çuditshme e pse jo të neveritshme si kukulla 30, biznesmenia e modës, që më shumë se modën, sheh si biznes modelet, vajzat e gjora që me dhe pa dashje duhet t’i nënshtrohen mashtrimbiznesit të saj për të siguruar të ardhmen e “bukur”, apo kukulla 66, zonjës që nuk i dalin as edhe tre celularët e markave të fundit për të komunikuar me shefat, ministrat, biznesmenët e gazetarët. Dhe përballë këtyre kukullave pa shpirt, ku bota e tyre e vogël rrotullohet mbrapsht, janë tipa dhe karaktere të shumëllojshme burrash, që nuk janë kukulla, por protagonistë të egër, biznesmenë të paskrupull që bëhen politikanë anarshistë. Politikanë të pafytyrë që duan të bëhen biznesmenë. Emigrantë zhigolo etj. Në kundërpeshë në libër, janë Kukullat me nr.30, një artiste, një grua e bukur e brishtë, e lodhur nga egoja dhe posesiviteti i biznesmenit mashtrues Vokërr Delia, arrogant dhe vrasës, kundrejt të cilit qëndron Mond Shpali, një shkrimtar i persekutuar nga komunizmi, e vetmja pasuri e të cilit është poezia dhe librat. Ai e bën për vete dhe e adhuron kukullën 13, ndjenjë të cilën do ta paguajnë shtrenjtë që të dy, Kukulla, me humbjen e jetës në mënyrën më tragjike dhe shkrimtari, me humbjen përgjithmonë të dashurisë. Mjeshtërisht autorja vendos në gojët e personazheve të errëta fjalorin banal që ata zakonisht përdorin, mandej shumë bëmave të tyre festive apo zyrtare, u çjerr maskat e fasadave, për t’i fyer e banalizuar këto personazhe që shfytyrojnë dhe dëmtojnë skajshëm demokracinë dhe imazhin e vendit tonë. Këta BoBo, siç i quan ajo, Boss Boys, pasanikë të rinj që gdhihen të varfër e ngrysen milionerë, ndaj dhe sillen si ordinerë banalë. Banaliteti shoqëron dhe veprimet banale të kukullave, 30, 66 etj. Personazhe dhe figura të ndryshme sociale dhe politike mbushin faqet e librit. Flutura fluturon në çdo skaj të realitetit në vendin e saj, në politikë, në ekonomi, nëpërmjet privatizimit të Metalurgjikut në Elbasan, ne shohim manovrat e ulëta në privatizimet e objekteve e subjekteve të vendit, BoBo të cilët kërcënueshëm kërcënojnë jetën e vendit. Flet për antidashurinë dhe marrëzitë kafshërore që shoqërojnë politikanët vipa dhe vajzat që i shoqërojnë ata, duke banalizuar gjithçka me imoralitetin e tyre. Dhe sigurisht që këto mama si kukulla 30, dhe baballarë si ata që përshkruan në libër Flutura, vajza dhe djem si veten do të edukojnë, dhe mjerë e ardhmja dhe kombi nëse i lëmë të bëjnë ç’të duan. Dhimbshëm tregon se: Isha e mbushur me helm për realitetin qe jetuam këta 20 vjet. E të gjitha këto me një stil të veçantë, sa modern aq edhe realist. Rrjedhshëm, me një gjuhë të pasur shqipe, ku aty-këtu, në funksion të ngjarjeve ndërthur shprehje dhe pak poezi të huaj, që plotësojnë më së miri tekstin e një libri të përmasave botërore, si ato të ngjarjeve që trajton në të. Unike në stilin dhe llojin e saj. Ajo, përmes hijes së shkrimtares Marta Marti, është personazhi- grua në mesin e kësaj shoqërie burrash. Megjithëse tek-tuk e spërkat librin me poezinë e saj, të cilave u është përmbajtur. Duke bërë dritë për ata burra që lanë peng jetën dhe pasurinë për kombin dhe injoruar ata të tjerët që duan të lënë kombin peng për pasuritë e poshtërsitë e tyre. Tani presim nga do të na fluturojë Flutura, për të mbledhur nektarin e një romani apo poezie të re. Tashmë jemi të sigurt se pjalmi i bletës Flutur do të gatuajë një libër akoma edhe më të bukur. Shkrimtarja shkruan për gjithçka që e mundon, ndaj dëshiron që jeta e saj të jetë ndryshe nga çka qenë, pasi e do fort vendin e saj, veten, miqtë, të afërmit e mbi të gjitha, biri i saj Jerini, të krenohet se mëmëdheu i tij Shqipëria, është i shtrenjtë dhe i denjë ashtu si Holanda, atdheu ku tashmë jeton. Jam e bindur se në librin e saj të ardhshëm atdheu i saj Shqipëria do të jetë ndryshe, pasi tashmë, ajo me fluturimet e saj është qytetare dhe shkrimtare e mbarë botës.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)