Rikthehen ethet e Wikileaks, publikohen 1.7 milionë të dhëna diplomatike
Britani- Wikileaks ka publikuar më shumë se 1.700.000 raporte diplomatike amerikane dhe që datojnë që nga viti 1970.
Ato përfshijnë akuzat se ish-kryeministri indian Rajiv Gandhi ishte një ndërmjetës në një marrëveshje armësh me britaniken Thatcher Margaret.
Dokumentet nuk janë zbuluar dhe janë në dispozicion për të gjurmuar në arkivat kombëtare amerikane.
Wikileaks thotë se i ka liruar dokumentet në formë të aksesueshme.
Pjesa më e madhe e punës është kryer nga themeluesi i faqes së internetit Julian Assange, ndërsa ai ka qenë i fshehur në ambasadën ekuadoriane në Londër.
Zoti Assange u strehua në ambasadë qershorin e kaluar për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohet për t’u përballur me akuza se sulmoi seksualisht dy femra, ish-mbështetëse të Wikileaks në vitin 2010.
Ai mohon akuzat dhe ka thënë se ata janë të motivuara politikisht dhe pjesë e një fushate diskreditimi kundër tij dhe Wikileaks.
Wikileaks bëri bujë në mbarë botën në vitin 2010, pasi liroi më shumë se 250.000 kabllo amerikane, mes tyre edhe për Shqipërinë.
Dorina Bilbili/IDEA/