E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan s'ia del në Firence, humb Balotelin për Napolin

MILANO - Ka ndodhur ajo që pak njerëz e besonin. Në avantazhin e dy golave dhe me epërsi numerike, Milani nuk arrin dot të mbajë fitoren dhe Fiorentina për shtatë minuta arrin të barazojë, duke u hequr mundësinë kuqezinjve nga Milano të dalin me 3 pikë nga Firence.

Në fillim të ndeshjes ka shënuar Montolivo dhe në fundin e pjesës së parë u duk sikur gjërat u lehtësuan për Milanin pas daljes me të kuq të Tomoviçit. Kur miqtë milanezë shënojnë golin e dytë me anë të Flaminisë, u mendua se ndeshja u mbyll në favor të Milanit.

Por Fiorentina barazon me anë të dy penalltive të kontestueshme. Më e keqja nuk mbaron këtu për Milanin, pasi Baloteli ka marrë sërish karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës, ndeshjen më decizive, atë kundër Napolit në "San Siro".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›