Tirana ‘shfryn’ Skënderbeun, Europa nuk është më utopi
TIRANE - Kanë besuar dhe tashmë Dede me të tijtë kanë të drejtë të festojnë pak. Ka mjaftuar një supergol i Gilman Likës dhe Tirana beson tashmë se mund të arrijë vendin e tretë, teksa është vetëm 4 pikë larg. Tifozët bardheblu meritojnë po ashtu një notë të lartë, teksa dje kanë treguar edhe njëherë se janë më të veçantët në Shqipëri, sidomos kur vjen fjala për sfida të tilla. Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk është i fortë dhe sfumohet kur përballë ka ekipe të forta. Këtë e ka treguar me Vllazninë këtë vit në fushën e vet, por edhe me Bylisin dy herë dhe me Teutën, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazim në Korçë. U desh java e 22-të që kampionët në fuqi të pësonin humbjen e dytë dhe këtë mund ta bënte vetëm Tirana, skuadra 24 herë kampione, me më shumë tituj se çdo ekip tjetër.
NDESHJA
Edhe pse korçarët e shtynë sipas dëshirës ndeshjen për të dielën (duhej të luhej të shtunën), kjo nuk ka ndikuar aspak te bardheblutë, të cilët gjatë gjithë javës trajneri Dede i ka karikuar. Dhe ia ka dalë mbanë. Priteshin tifozë të Partizanit kundër Tiranës dhe në ndihmë të Skënderbeut, por kjo nuk ka ndodhur. Ka qenë më tepër një shashkë e hedhur nga tifozët e kuq. Niveli i lojës ka qenë mbi nivelin mesatar të kampionatit shqiptar, por me kalimin e minutave terreni i stadiumit "Qemal Stafa" është rënduar shumë dhe natyrisht ka ndikuar jo pak, sidomos te lojtarët teknikë, që të dyja ekipet i kanë pasur me shumicë në radhët e tyre. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Me fillimin e pjesës së dytë, tifozët bardheblu braktisin stadiumin në shenjë proteste ndaj policisë, e cila ka qenë e paaftë të administrojë situatën. Për të ardhur te minuta e 64-t, kur kapiteni Gilman Lika lëshon atë perlë në trekëndëshin e Shehit dhe shënon golin e vetëm të takimit. Një fitore që ngjall shpresë më shumë se kurrë këtë fund kampionati për një vend të Europë.
FLAMURTARI
Jo se nuk pritej një fitore e vlonjatëve ndaj Luftëtarit, por tri pikët e djeshme e kanë ngjitur skuadrën e Gjokës në vendin e dytë, si asnjëherë tjetër këtë sezon. Flamurtari ka barazuar me pikë Teutën, 39, e tashmë janë 10 pikë larg vendit të parë. Por më shumë sesa synimi për vendin e parë, kuqezinjtë duan të mbajnë pozicionin që kanë tashmë, duke siguruar një vend në Europë. Ndërkohë, trajneri Bellai e nis me humbje te Luftëtari dhe gjirokastritët vetëm mrekullia i shpëton. Vllaznia i jep fund shpresës për në Europë me humbjen në Peqin, ndërsa Shkumbinit i mbetet vetëm një fije shprese. Ndërsa Tomori parakalon Apoloninë në fundin e renditjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)