E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, Cungu: Po përgatitet verifikimi

Pas përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës tashmë gjithçka ka mbërritur në fazën përfundimtare për të nisur procedurat e verifikimit të dëmeve.

Një fakt i tillë është pohuar nga vetë prefekti i qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu i cili e ka konfirmuar se tashmë kanë nisur procedurat e verifikimit dhe më pas do të vijohet me përllogaritjen e dëmeve.
 

Gjatë përmbytjeve të fillim të dhjetorit, pjesa më e madhe e tokave dhe bagëtive u përmbytën, duke u shkaktuar një dëm të pallogaritshëm në Shkodër. Në një situatë të tillë, fermerët e Nënshkodrës japin alarmin për ndihmë nga strukturat shtetërore, pasi çdo ditë gjendja e tyre po përkeqësohet. Ata kanë kanë humbur shumë bagëti dhe në pamundësi për të punuar tokën, i kërkojnë ndihmë imediate qeverisë.

Ndërkohë grupet e punës të përbëra nga përfaqësues të Këshillit të Qarkut dhe specialistë të disa ministrive do të verifikojnë në terren pasojat e katastrofës natyrore që preku këtë rajon të vendit gjatë muajit dhjetor.
 

Verifikimi i dëmeve do të bëhet për katër kategori, objekte banimi, sipërfaqe bujqësore, objekte publike si dhe subjektet e biznesit privat.
 

Për dëmet në banesa do të përgjigjet Ministria e Transporteve dhe Enti i Banesave, ndërsa Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë do të mbulojnë shpenzimet për dëmet në bujqësi dhe sektorin e biznesit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›