E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani, rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani, gjatë një takimi me studentë të Departamentit të Gazetarisë është ndalur tek rendesia që ka pjesmarja në zgjedhje, si dhe krijimi i një trupi administrativ zgjedhor, anëtarët e të cilit do të sherbejne si administrator të partive politike në zgjedhjet e pushtetit lokal. Anëtarë të ketij trupi administrativ do të jenë studentë të gazetarisë që kane perfunduar ciklin tre vjeçar të studimeve. Ristani në fjalen e tij e ka cilësuar si mjaft të rendesishme punën sensibilizuese që duhet bërë për të informuar dhe edukuar me kulturën zgjedhore, sidomos ata që votojne për herë të parë.
 

Ne zgjedhjet lokale të 8 majit, pritet të votojnë për herë të parë rreth 150 mijë votues. Sipas Ristanit Shqipëria ka një pjesëmarje në votime gati 50% dhe kjo pjesmarje sipas tij duhet rritur.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›