Sot pritet vendimi për rritjen e kuotave të specializimeve në mjekësi
Anilejda Shëmbitraku
Sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave pritet të miratohet vendimi për shtimin e kuotave për sa i përket Specializimeve në Fakultettin e Mjkësisë. Këtë e ka konfirmuar në një prononcim të dhënë për gazetën “Albania” Dhori Kule, rektor i Universitretit të Tiranës. “Rregullores i janë bërë shkelje të korrigjueshme me të cilat ne aktualisht jemi duke punuar. Kemi kërkuar nga qeveria që të merret një vendim për shtimin e kuotave për specializimet e mjekëve. Ky vendim pritet të merret sot”, ka deklaruar Kule.
Shkeljet
Sipas Kules, rregullorja përcaktonte se kandidatët, në bazë të mesatares dhe pikëve të grumbullurara në provimin me shkrim shpalleshin fitues, bazuar në kuotat e qeverisë dhe më pas fituesit futeshin për intervistë. “Rregullorja e ka të qartë që në fazën e tretë, intervista, futen vetëm fituesit sipas specialiteteve. Mund të ketë ndodhur ndonjë rast që të jenë marrë në intervistë të gjithë, kjo është e pavlefshme. Një shkelje e rregullores nuk mund të rezultojë e pranueshme. Unë si rektor, nëse konstatoj shkelje të ligjit kam për detyrë ta anuloj”, ka deklaruar Kule. Në disa departamente të Fakultetit të Mjekësisë janë intervistuar të gjithë kandiatët konkurrentë qe sipas zotit Kule është e paligjshme. Ndërkohë, lidhur me kontestimet e kandidatëve të departamentit të imazherisë, ku është tërhequr nga konkursi një anëtar komisioni si dhe ka një peticion nga studentët në lidhje me hartimin e tezës, rektori i universitetit shprehet se është duke u verifikuar si rast.
Kriteret
Një ndër kriteret kryesore për aplikantët e specializimeve ka qenë zotërimi i një Diplome të Integruar të Nivelit të dytë në Mjekësi të fituar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës ose të huaj të njëvleftshme me të. Janë përjashtuar nga konkurrimi ata që mbarojnë sivjet për Mjekësi tek Zoja e Këshillit të Mirë. Kriteri tjetër ishte mesatarja që kandidatët për specializantë duhet ta kenë mbi shtatë. Mesatarja e kandidatëve për specializant është ulur ndjeshëm pasi dy vjet më parë rregullorja parashikonte që ajo nuk duhet të ishte më e ulët se 8.5. Një tjetër kriter i përcaktuar qartë ishte mosha e aplikantit. Kandidati për specializant nuk duhet të ishte më shumë se 35 vjeç. Rregullorja përcaktonte se ai nuk duhet të ndjekë në të njëjtën kohë një tjetër specializim, apo të konkurrojë më shumë se dy herë për të fituar një specializim. Zotërimi i të paktën një gjuhe të huaj si anglisht, italisht, frëngjisht ose gjermanisht është një tjetër kriter i përcaktuar në Rregulloren e Re të publikuar nga Fakulteti i Mjekësisë.
PROTESTAT
Studentët e mjëkësisë kanë kërkuar anullimin e konkursit
Studentët e fakultetit të mjekësisë, vazhdojnë të kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti anullimin e të gjitha konkurseve, për specializimet. Ata kanë denocuar sërish abuzimet që janë bërë me listat e fituesve, duke deklaruar se krahas prokurorisë, pranë së cilës do të bëhen kallzime të tjera penale, ndaj përgjegjësve, studentët do të vazhdojnë protestat deri ne plotësimin e kërkesave të tyre. "Anullimet e të gjithë konkurseve me gojë në rastet kur nuk është zbatuar rregullorja e konkursit për specializimet afatgjata në fakultetin e mjekësisë. Zhvillimin e konkurist me gojë në bazë të rregullores ku të drejtën e futjes në provimin me gojë e kanë vetëm fituesit në rang departamenti. Pra, fitojnë më të mirët, jo më bujarët e më fatlumët. Ne do të zbatojmë të gjithë hapat ligjorë në të cilët ne gjejmë veten brenda kësaj rregulloreje. Kemi çuar në prokurori, jemi ankuar në dekanat, ministri, rektorat, tani presim përgjigje nga personat përgjegjës", ka deklaruar Elton Stoiku, student mjekësie, departamenti i kirugjisë. Dyshimet, të cilat janë bërë shkak i protestave të studentëve të mjekësisë, e kanë origjinën në zhvendosjen e pamotivuar dhe të papritur të listës së fituesve për kirurgjinë, maksimo- faciale duke eliminuar dy prej tyre dhe duke ngjitur në vendin e 2 dhe të 4, studentët e renditur në vendin e 9 dhe 10 të listës.
KUSHTET
Kriteret e kandidatëve për t`u futur në specializim
1- Zotërojnë DIND në mjekësi të fituar në Fakultetin e Mjekësisë të UT ose të huaj të njëvleftshme me të. (Lajm, përjashtohen ata që mbarojnë sivjet për Mjekësi te Zoja e Këshillit të Mirë)
2- Mesatarja, 7 e sipër;
3- Mosha, nën 35 vjeç;
4- S`duhet të ndjekë specializim tjetër ndërkohë;
5- Kandidati s’konkurron më shumë se dy herë;
6- Duhet të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht). Vlen dëshmia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Aleanca Franceze. Instituti Italian i Kulturës. Instituti “Goete”. Testi TOEFEL (minimumi 500 pikë).
VLERËSIMI
Vlerësimi i kandidatit do të bëhet me sistem pikësh
Maksimumi, 1000 pikë. 500 pikë të konvertuara vijnë nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore, 30% e pikëve të konvertuara, të rrumbullakosura me dy shifra pas presjes dhjetore do të vijë nga TEST QUIZ ose 30 problema e ushtrime në formë zgjidhjeje me shumë zgjedhje, si dhe 20% nga intervista.
Nota 10- 500 pikë,
Nota 9 - 400 pikë
Nota 8 - 300 pikë
Nota 7 - 200 pikë
19 Janar 2011