Qytetarët: Heqja e imunitetit, vendim i drejtë
Diskutimet dhe debatet që janë zhvilluar kohët e fundit për tju hequr imunitetin deputeteve dhe zyrtarëve të lartë sipas qytetarëve janë të drejta, por nga ana tjetër janë dhe të vonuara, pasi sipas tyre, për këtë duhet të ishte menduar më parë. Ata janë të mendimit se të gjithë përpara ligjit jane të barabartë, dhe për këtë arsye sipas opinionit të tyre, heqja e imunitetit, është një veprim i nevojshem, pasi jo vetëm do ti lehtësonte punën Prokurorisë, por mbi të gjitha mund të ishte një fillim i mbarë për të luftuar korrupsionin në vend .
Transparency International është institucioni që e ka konsideruar së fundmi si të domosdoshëm heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, duke theksuar se ata duhet të vihen në dispozicion të plote të hetimeve të Prokurorisë.