E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane si shmanget trafiku per festat

Festave te fundvitit ne kryeqytet duket se do t’i shtohet dhe trafiku. Numri i larte i emigranteve te cilet pas liberalizimit te vizave kane me shume mundesi hyrjeje drejt Shqiperise pritet te shtoje dhe rradhet e gjata ne trafikun e metropolit. Sipas eksperteve, zgjidhja e ketij fenomeni te paralajmeruar duhet te jete e shpejte dhe e perkohshme per rruget e Tiranes te cilat prej disa kohesh jane bllokuar dhe per shkak te punimeve ne sheshin Skenderbej.

"Kërkohet një ndërhyrje, pra një bashkëpunim i plotë midis Entit Pronar të Rrugës që është në qytetin e Tiranës dhe policisë rrugore e cila është pjesë e institucioneve shtetërore, që bën konstatimin e aksidentit dhe të rrymave të trafikut. Pra, meqënëse ne kemi vështirësi në orientimin e trafikut në qytetin e Tiranës kërkohet realisht që të ketë një bashkëpunim perfekt në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të shmangen dhe përzierja e rrymave pa shkak dhe pa ligj. Në varësi të trafikut ndër vite atëherë është e thjeshtë për të ndërtuar një sinjalistikë të përkohshme në mënyrë që të mos kemi pengesa në trafik, të mos kemi vonesa në trafik, mos kemi agresivitet të drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve dhe të shmangim në maksimum aksidentet", thotë eksperti rrugor Artur Sulçe.

Sakaq policia rrugore ka filluar te zbatoje ne terren dhe sistemin e monitorimit te akseve rrugore nepermjet kamerave. Projekti mesohet se do të mbulojë rrugët kryesore të kryeqytetit ndersa synohet disiplinimi i drejtuesve te automjeteve por edhe identifikimi i rasteve kriminale. Sipas eksperteve Krishtlindjet dhe dita e nderrimit te viteve kerkojne nje menaxhim efektiv te rrugeve te kryeqytetit ndersa pritet qe numri i automjeteve ne vend te dyfishohet.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›