E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon terheqja e ujit nga qyteti probleme vetem ne komuna

09-12-2010 / Gazeta 55

Zbret ne 12 mije ha siperfaqja e permbytur nga 14 mije dy dite me pare

Permiresimi i motit gjate dy diteve te fundit ka bere qe te bjere me 30 centimetra niveli i ujit ne zonat e permbytura te Shkodres. Ndonese reshjet kane pushuar situata ne kete rajon vazhdon te jete kritike pasi siperfaqja e zhytur nen uje eshte 13 mije e 150 hektare ndersa numri i shtepive te permbytura dhe te rrethuara nga uji eshte perkatesisht 2600 dhe 2700. Prej me se nje jave vemendja e shkodraneve eshte e fokusuar tek situata e pazakonte qe po kalon qyteti i tyre. Pamjet apo te rejat nga zonat e permbytura jane kryefjala e bisedave ne pjesen e paprekur nga vershimi i ujit. Ore pas ore lagje dhe rruge clirohen nga pushteti i ujit. Brenda dy diteve niveli i tij ka rene me rreth 40 cm. Nje ogur i mire per nje pjese te banoreve qe tashme kane filluar te mendojne per rikthimin ne shtepite e tyre. Me e permiresuar situata paraqitet ne lagjen Guerrile dhe ate te Livadhes ku gjate nates uji ka rene me rreth 30 cm. Nje panorame disi me e zymte ne lagjet Xhabie Tophan e Salo Halili. Me gjithe terheqjen e ujit rruget jane ende te lundrueshme ndersa ne banesa gjen vetem persona qe i ruajne ato. Edhe komunat perreth jane ende nen makthin e ujit. Dajci eshte i mbuluar ne pothuajse ne 90 per qind te siperfaqes se tij ndersa ne Velipoje mund te mberrish vetem nga deti apo nga ajri. Ne Bushat niveli i ujit nuk ka ndryshuar ne krahasim me nje dite me pare. Nje situate me e permiresuar paraqitet ne komunat Gur i Zi e Berdice ku uji ka rene me rreth 10 cm. Nderkaq ekipet e emergjences vijojne ne evakuimin e banoreve dhe shperndarjen e ndihmave.
Emergjencat Olli Situata ne permiresim problem i vetem fryrja e liqenit/Nese moti pa reshje do te vazhdoje dhe 3-4 ditet ne vazhdim zonat e permbytura do te rifitojne gjendjen normale keshtu u shpreh dje Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile Alfred Olli. Sipas tij ne komunat e Nenshkodres edhe pse ka nje permiresim te vogel ne zbritjen e nivelit te ujerave situata vazhdon te jete e njejte duke mbajtur te permbytur rreth 80 per qind te tokes bujqesore dhe te banesave. Olli theksoi se shqetesimi kryesor per momentin mbetet Liqeni i Shkodres i cili vazhdon te jete ne nivele te larta.
Italia Do vazhdojne ndihmat drejt Shqiperise per te perballuar fatkeqesine/Ambasadori italian Sabah DElia ka qene dje prezent ne mbledhjen e shtabit te emergjencave civile ne Shkoder ku nuk ka ngurruar te premtoje ndihma te tjera per banoret e prekur nga permbytjet. Para 2 ditesh 5 kamione te tonazhit te rende kane sjelle 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje kunder shiut si dhe 4 tone produkte per higjienen vetjake ndersa dje ambasadori italian premtoi mbeshtetje logjistike dhe njerezore per tu kapercyer kjo fatkeqesi. Ministri Meta falenderoi ambasadorin italian per ndihmat dhe per solidaritetin ndersa shtoi se Shqiperise i jane gjendur prane ne keto momente te veshtira edhe BE e NATO.
Ndihma per te permbyturit NATO ne Gjader 48 fluturime vetem paradite/Ne Bazen Ajrore te Gjadrit punohet ne dy pika per operacionin e shperndarjes se ndihmave nepermjet transportit ajror por edhe rrugor. Shefi i Shtabit te Forcave Ajrore kolonel Mehmet Metko theksoi se te gjithe forcat si ato shqiptare por edhe forcat e NATO-s jane te angazhuar maksimalisht per tu ardhur ne ndihme banoreve te permbytur. Vetem brenda nje dite nga helikopteret jane bere 48 fluturime kryesisht drejt Dajcit dhe Velipojes. Kemi realizuar me mjetet e forcave ajrore turke gati 10 fluturime per ne zonen Dajc dhe Suke. Gjithashtu kemi pese fluturime me avionin SAR te forcave ajrore greke dhe tani kemi realizuar dy fluturime te tjera me nje helikopter me kapacitet deri ne 5 ton per transportimin e koncetratit ne zonen e Velipojes dhe Dajcit - tha Mehmet Metko shefi i Shtabit te Forcave Ajrore. Nderkohe tek tunelet e Bazes se Gjadrit operojne vetem per paketimin e ndihmave 140 persona duke koordinuar punen per transportin e tyre. Te gjithe personeli si strukturat e ministrise se Mbrojtjes Shtabi i Pergjithshem Policia e Shtetit jane ne angazhim totalpo ashtu edhe koordinim eshte i persosur. Kjo fale ketij bashkepunimi dhe suksesi per te realizuar keto detyra qe i jane ngarkuar eshte edhe me produktiv- beri te ditur Xhemal Gjunkshi Komandanti i Bazes Logjistike. Paralelisht me shperndarjen ne piken e grumbullimit ne Gjader vazhdojne te vijne ndihmat nga mbare vendi si dhe nga vendet fqinje ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne Shkoder.
Cekia 2 avione ushtarake me ndihma per Shkodren/Te gjitha vendet anetare te NATO-s po i vijne ne ndihme qeverise per situaten e veshtire qe po kalon vendi si rezultat i permbytjeve natyrore ne zonat e Shkodres. Sot eshte parashikuar nga meteorologet se do te rikthehen shirat dhe se i ftohti do te mbertheje vendin. Edhe Cekia eshte nje nder shtetet e tjera qe i ka ardhur ne ndihme Shqiperise duke ofruar ndihma per familjet ne nevoje ne veri te vendit. Dy avione ceke kane mberritur ne Rinas dhe kane transportuar cadra dhe pajisje te tjera per strehimin e banoreve tashme te evakuuar nga shtepite e tyre te permbytura si pjese e ndihmes se NATO-s. Ambasadorja Ceke ne Shqiperi Marketa Fialkova i ka shprehur solidaritetin e saj. Ajo tha se ndihma e vendit te saj eshte nje shenje solidariteti e cila nuk konsiston vetem ne sjelljen e 12 tendave me kapacitet te madh por edhe ne furnizimin e tyre me gjenerator per ngrohje. Mbi 13 mije banore te Shkodres dhe rrethinave te saj jane evakuuar dhe jane strehuar ne qendra te sigurta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›