Përmbytjet në Shkodër, OKB ofron 270 mijë $ ndihmë
TIRANE-OKB vendos të ndihmoje zonat e pëmbytura me një fond prej 270 mijë dollarë. Në një njoftim për shtyp të zyrës së Kombeve të Bashkuara thuhet se kjo organizate është shumë e shqetësuar për popullatën e prekur. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka deklaruar se : “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë. Pas konsultimeve të ngushta me qeverinë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të kontribuojnë 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur kësaj emergjence. Ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave cash si grant emergjent, për familjet e prekura nga përmbytjet si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim. Veç kësaj, një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për Monitorim dhe Informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë për koordinim dhe vlerësim. Një ekspert i dytë, anëtar i UNDAC, do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për një periudhë tre javore, për të lehtësuar koordinimin kombëtar të asistencës ndërkombëtare prane Departamentit të Emergjencave Civile Ndërkohë në vend po bëhet gjithmonë dhe me prezente prania e të huajve. Struktura ushtarake grekë janë aktivizuar dje në largimin e ujërave me pompa pranë stacionit të pompave në Dracin. Nderkohë qe te tjera struktura te ardhura nga Maqedonia, Sllovenia, Greqia dhe Italia jane akomoduar prane repartit te Vaut te Dejes ku po iu pergjigjen detyrave nga zyra operacionale. Nga Italia kane mberritur dy helikoptere emergjencash te cilet mund te transportojne deri ne 30 persona dhe do ndihmojne gjithashtu ne shperndarjen e ndihmave nga ajri. Gjate dites se djeshme kane qene te pranishem ne zone edhe atasheu ushtarak amerikan dhe drejtoresha e USAID te cilat u inofmruan per situaten ne rajonin e njesive vendore te permbytura. (d.b/BalkanWeb)