Milan gjunjëzon Juven në Torino
TORINO-Ndeshja kryesore e javës së 19-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Takimi, në të cilin u ndeshën skuadrat nga vendi i tretë dhe i dytë në tabelë, e që në fillim të ndeshjes kishin vetëm një pikë diferencë, përfundoi me fitoren e Kuq e Zinjve me rezultatin 3-0. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi minimale të skuadrës mysafire, pasi Alessandro Nesta shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes juventine për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën kuqezi (29’). Në fraksionin e dytë të lojës, ishin sërish milanezët lojtarët më efektivë, duke qenë se bardhezinjtë shfaqën lojë të zbehtë. Ata arritën të shënojnë edhe dy herë, ndërsa realizues ishte braziliani Ronaldinho, i cili shfrytëzoi krosimet e Pirlos dhe Beckhamit për të fundosur bardhezeinjtë (71’ dhe 88’). Me këtë fitore, Milani rrit diferencën në katër pikë nga Juventusi, që tani ka pikë të barabarta me Napolin në vend të katërt, dhe një pikë më shumë se Roma që mban vendin e pestë. (d.b/BalkanWeb)