E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKIP: Dy gënjeshtrat e KQZ-së për referendumin

Kjo Aleancë ka bërë kërkesë për referendum kundër ligjit që lejon importin e plehrave në vend.

 “KQZ, vazhdon edhe sot të mbetet në shkelje të afatit ligjor. Gjithashtu, me keqardhje shprehim indinjatën tonë lidhur me deklarimet e papërgjegjshme të KQZ-së mbi falsifikime firmash të bëra publike në media dhe për të cilat KQZ nuk denjoi të na njoftonte zyrtarisht si palë e interesuar dhe në proces.  E ftojmë KQZ-në që në vend të deklaratave bombastike  për falsifikime të shprehet nëse ekzistojnë apo jo 50 mijë firma të rregullta në mbi 62 mijë firma që ne kemi dorëzuar pranë saj. KQZ-ja ka detyrimin ligjor të na informojë lidhur me mangësitë eventuale në dokumentacion dhe të na japë jap kohën që parashikon ligji për ta plotësuar dokumentacionin e firmave”, thuhet në reagim.

Lidhur me vërtetësinë e firmave të mbledhura, AKIP theksoin se se garancia e vullnetit qytetar për referendum, janë fotokopjet e kartave të identitetit të vëna si kusht nga vetë KQZ-ja, të cilat janë dorëzuar me vullnet të lirë nga qytetarët. ‘Me akuzat e saj qesharake se 70% e firmave janë te falsifikuara, KQZ na akuzon se kemi vjedhur rreth 43 mijë karta identiteti të qytetarëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre. Ky pretendim i KQZ është totalisht qesharak dhe dëmton kredibilitetin e vete institucionit.  KQZ-ja duhet të kuptojë që roli i saj kushtetues  është të mundësojë shprehjen e vullnetit popullor dhe jo bllokimin e tij nëpërmjet laboratorëve kriminalistikë të institucioneve të dhunës. Në konkluzion i kërkojmë KQZ-së që të veprojë në përputhje me pozicionin e saj kushtetues si  një  institucion zgjedhor dhe jo si një organ i akuzës”, thuhet më tej. /Start/ 

                                                                                             2012-06-23 18:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›