I dhunuari plagos rëndë me armë 48-vjeçarin

I plagosuri rëndë është shtetas Dedë Tuci, 48-vjeç, i cili është qëlluar me armë nga shtetasi Zef Kola. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar prangave të policisë.
Ndërkohë, policia bëri me dije se i plagosuri është dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Muaj më parë, familja e Zef Kolës, kërkoi strehim nga ambasada amerikane në Tiranë, pasi pretendonte se familja e tij dhunohej në vijimësi nga familja e Dedë Tucit.
Por sot, situata ka ndryshuar dhe i dhunuari ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhunuesin. Sherri kishte shpërthyer për një sipërfaqe të caktuar toke. /Start/
2012-06-23 17:43