E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, qeveria ngre komision për vlerësimin e dëmeve

15-12-2010 / Gazeta 55

Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për ngritjen e komisioneve që do vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend. Këto komisione do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre. Komisionet do të vlerësojnë, gjithashtu, edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës, etj. Vlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim. Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike.


Vazhdon tërheqja e ujit


Burime zyrtare nga shtabi i emergjencave civile në prefekturën e Shkodrës, bëjnë të ditur se përmirësimi më i ndjeshëm paraqitet në Shkodër, ku vazhdon tërheqja e ndjeshme e nivelit të ujit dhe ku është zhbllokuar qarkullimi rrugor në hyrje të qytetit, ku po lëvizin të gjitha llojet e automjeteve pa probleme në të dy anët e aksit rrugor, qytet-ura e Bunës dhe anasjelltas. Megjithatë, prezenca e ujit vazhdon në zonat periferike që kufizohen me liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin si lagjet “Manush Alimani”, “Salo Halili”, Kiras, Livadhet, Ajasem, Bahçallek. Prezencë uji vazhdon edhe në lagjen turistike të Shirokës, ndërkohë që qarkullimi në aksin rrugor Shkodër-Shirokë bëhet vetëm me mjete të larta.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›