Përmbytjet në Shkodër,banorët: Ikim po kaloi uji mbi 1 metër
Nga Oboti, Ritvan DibraTë rrethuar në mes të ujit. Në fshatin Obot të komunës Ana e Malit numërohen nën ujë rreth 130 shtëpi. Banorët e tyre i kanë ndërtuar rreth 1 m mbi nivelin e tokës, nga frika e daljes së Bunës. Deri tani ata shpresojnë se me rezervat në ushqime të mund t’ia dalin derisa të kullojë uji. Por, nëse reshjet shtohen e portat shkarkojnë më shumë, atëherë të gjithë rrezikohen. Grigor Pemaj është një prej banorëve të fshatit Obot. Ai lajmëron se ka familje të cilave uji u ka dëmtuar ushqimet dhe kanë nevojë urgjente për to. Uji i pijshëm është problem për ta, ndërsa shton se shpreson që askush të mos ketë nevojë për mjek. Sa kohë ka që jeni përmbytur nga uji? Ka rreth 1 javë që uji ka filluar të shtohet me shpejtësi, duke përmbytur fillimisht tokat bujqësore e më pas është ngjitur deri pranë shtëpisë. Fatmirësisht ne, duke e ditur një fakt të tillë, jemi mundur t’i ngremë shtëpitë në atë nivel që uji të mos na hyjë brenda në banesë. Por në fakt ne flinim me një sy hap e një mbyll, duke mbajtur veshin tek zhurma e ujit. është oshëtima karakteristike që lëshon uji e cila difton se po rritet niveli i saj. Sa frynte shiroku nuk kishim fort problem se dihej se uji hapej ngadalë, por kur ndërroi koha e ktheu shirokun në mulan, atëherë u përgatitëm për përmbytje. Cilat kanë qenë dëmet e shkaktuara nga përmbytja? Deri tani uji më ka dëmtuar vetëm prodhimet bujqësore, kryesisht jonxhë e silazh për bagëtinë si dhe lëndën drusore që përdorim për ngrohje. Por këto të fundit nuk janë problem, pasi me t’u hapur koha ato thahen. Por për mua dhe një pjesë të mirë të shtëpive problem mbetet largimi i ujit nga toka dhe kullimi i saj me qëllim që të përgatitemi për mbjelljet e pranverës. Por me sa duket një ditë e tillë kushedi se kur do të vijë. Po ndër shtëpitë e tjera, a ka pasur dëme? Në fakt unë si dhe disa bashkëfshatarë të tjerë bëjmë pjesë tek ato njerëz që uji nuk na ka hyrë brenda në banesë, pasi ka edhe prej atyre që janë rreth 5 të tilla, meqenëse shtëpinë e kanë më poshtë se tonat, uji u ka hyrë me shpejtësi në një lartësi deri në rreth 70 cm duke mos u dhënë mundësi që të ngrenë dhe të shpëtojnë pajisjet shtëpiake. Flasim për hyrjen e ujit në banesa, pasi në tokë e prodhime bujqësore jemi dëmtuar të gjithë rreth 130 shtëpi sa bëhemi këtu në Obot.Sa vite keni që e keni ndërtuar shtëpinë në këtë vend dhe çfarë masash keni marrë për të shpëtuar nga përmbytja? Në fakt këtë shtëpi, ashtu si shumica prej shtëpive, i kemi ndërtuar aty nga fillimi i viteve ’90 në tokat e të parëve tanë, pasi dihet se pas tërmetit të vitit 1979 me prishjen e banesave të vjetra që ne kishim në këtë zonë, Enveri vendosi me na ba shtëpi të reja në kodra, mbi rrugën nacionale që të çon për në Muriqan. Me ardhjen e demokracisë, ne vendosem që t’i kthehemi trojeve tona, pasi ne ishim mësuar që të jetonim buzë lumit me ujin. Fillimisht jemi munduar që të zgjedhim një vend që është disi i lartë, nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluar ne e dimë se deri ku ka qenë niveli maksimal i depërtimit të ujit. Pasi kemi zgjedhur vendin, shtëpitë i kemi ngritur 1 m mbi tokë. Po shohim që ju nuk i keni larguar familjarët tuaj nga banesa. Pse? Për momentin nuk kemi pse. Kjo nuk është hera e parë që uji na futet në toka e na rrethon shtëpitë. E rëndësishme është që uji të mos rritet mbi 1 m e të na hyjë në banesë. E megjithatë ushtria po na qëndron pranë, na kanë marrë numrat e telefonit dhe na kanë porositur që në rast nevoje apo rreziku t’i njoftojmë. Cilat janë problemet me të cilat po përballet fshati juaj këto ditë të vështira? Në fakt problem më i madh për ne është uji i pijshëm, pasi ne furnizohemi nëpërmjet shpimeve që kemi bërë vetë në breg të Bunës, por tani që uji është ngritur nuk kemi siguri se çfarë uji po pimë. Jemi të detyruar që të dalim me varkë në Dajç për ta blerë ujin me bidonë 5 litërsh. Problem tjetër është mungesa e ndihmës mjekësore dhe e ilaçeve për të sëmurët që ndodhen në këto banesa. Ne në rastin më të mirë në kohë vere kemi vetëm një infermier që na bën shërbime të ndryshme, ndërkohë që për mjek s’bëhet fjalë. Ndërsa tani, në një situatë të tillë kur nga shtëpia në shtëpi duhet lëvizur me varkë, kush është ai që rrezikon jetën duke lëvizur me varkë natën për të ilaç apo një gjilpërë?! Ne nuk e dimë se sa po zgjat kjo punë, por them se do të kemi shumë shpejt problem me ushqimet. Disa nga familjet që janë në gjendje të mirë ekonomike i marrin masat me kohë për t’u furnizuar me ushqime, ndërkohë që lëvizim kohë pas kohe me varkë për të blerë në Dajç. Problem mbeten ato banesa të cilave uji u ka hyrë befas në shtëpi dhe u ka dëmtuar ushqimet. është folur se kanë mbërritur disa pako me ushqime, ndihma që i ka shpërndarë ushtria dhe shpresojmë se do të mbërrijnë tek më nevojtarët, por nuk e di se sa ato do të jenë të mjaftueshme për të përballuar nevojat e këtyre familjeve deri në përfundim të kësaj gjendjeje. DURRES/ Masa për evitimin e përmbytjeveçahet hekurudha për të shkarkuar ujinDURRES - çahen shinat në Durrës, në mënyrë që të zbrazet uji i mbledhur në dy anët e hekurudhës. Alarmi i reshjeve detyroi shtabin e emergjencës për të ndërhyrë duke shkëputur për disa ditë trasenë hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën. Në kilometrin e parë të kësaj linje, është çarë qëllimisht traseja dhe shinat, në mënyrë që poshtë tyre të vendosen tubacione kulluese me diametër shumë të madh. Kjo zgjidhje duket se zbraz ujin e mbledhur në Plazh dhe Kënetë, duke e derdhur atë përmes rrjetit kullues në det. Mësohet se shinat janë shkëputur për rreth 10 metra dhe në kantierin e ngritur me emergjencë është duke u krijuar një rrjet kullues, që do të shmangte “kënetëzimin” e pellgut ujëmbledhës që nis nga plazhi e përfundon pas urës së “Dajlanit”. Nga ana e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave janë marrë masat që linjat e pasagjerëve të funksionojnë. Mbërritja në stacionin e Durrësit është momentalisht e pamundur, ndaj është vënë në përdorim stacioni i vogël i Shkozetit. o.uFierzë, bllokohet për dy ditë tragetiKUKES – Rritja e nivelit të ujit në kaskadën e Fierzës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e tragetit të linjës Fierzë-Koman që lidh banorët e zonës së Tropojës me pjesën tjetër të vendit. Prej dy ditësh tragetet e kësaj linje nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit. Në datë 3 janar trageti është nisur nga Fierza në drejtim të Komanit, por është kthyer mbrapsht me gjithë udhëtarët dhe automjetet në bord, pasi niveli i ujit e bënte të pamundur ankorimin në kalatën e Komanit. Pas mëse dy orë e gjysmë lundrimi, mjeti është kthyer mbrapsht për në Fierzë. E njëjta situatë ka vazhduar edhe ditën e djeshme ndërsa udhëtarët është dashur të lëvizin në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit përmes rrugës nga Qafa e Malit.Batica, përmbyten 30 shtëpiLEZHE - Banorët e Komunës Tale në Lezhë dhe ata të Fushë-Kuqes në Kurbin flenë të tmerruar në banesat e tyre nga fenomeni i rrallë i baticave që ka përmbytur ditët e fundit shtëpitë e tyre. Situata më e rëndë paraqitet në komunën e Fushë-Kuqes, ku 30 shtëpi e 30 ha tokë janë përmbytur. Banorët nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika e vjedhjeve. “Përmbytja e banesave nuk ka ardhur vetëm nga reshjet, por nga batica e detit. Kjo ka sjellë mjaft probleme në zonë, ku rrezikohen banorët e bagëtia. Janë përmbytur dhjetëra hektarë me të mbjella. Tashmë ato kanë dalë jashtë përdorimit. Madje duhen dhjetë vjet të paktën që kripa të largohet nga tokat e mbjella”, u shpreh kryeplaku i fshatit Fushë–Kuqe, Kismet Vata. Ndërsa në Komunën e Tales, falë ndërhyrjes së kryer nga ana e ushtrisë, situata është përmirësuar pas ngritjes së bankinës pranë hidrovorit të Tales dhe Ishull Shëngjinit. r.nShkodër, familjet “festojnë” nën ujëSHKODER/ RITVAN DIBRAçka paralajmërohej me përmbytjen e tokave të mbuluara nga uji në ditët e fundit të dhjetorit, ndodhi në fillim të vitit. Qindra familje u gdhinë të bllokuara, duke mos pasur asnjë mundësi lidhjeje me zonat përreth. Kjo situatë ka përfshirë zonën e Shkodrës prej 2 janarit dhe ende sot gjendja është alarmante. Lagjet poshtë kalasë së Shkodrës e komunat e Nënshkodrës ndodhen nën ujë. Rreth 100 familje janë evakuuar me motobarka nga forcat e ushtrisë e shtabi i emergjencës për të mos rrezikuar jetën e personave. Reshjet e pandërprera e shkrirja e borës tejmbushën liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, duke detyruar hapjen e portave për shkarkimin e tyre në prag të ndërrimit të viteve. Asnjë nga banorët e këtyre zonave nuk ka festuar, por është përpjekur që të shpëtojë familjarët. Këtë panik kanë përjetuar banorët e lagjeve periferike të qytetit të Shkodrës, siç janë ato rrëzë kalasë, Ajasëm, Bahçallëk, por edhe të komunës Guri i Zi, në fshatin Kuç dhe në komunat e Nënshkodrës. Për ditë të tëra po kalojnë nën ujë komuna Ana e Malit me fshatin Obot dhe Komuna Dajç i Bregut të Bunës me disa nga fshatrat e saj Samrish, Gramsh, Darragjat, etj. Gjatë ditës së djeshme, forcat e ushtrisë janë angazhuar për të larguar familjet e rrezikuara. Të tjera familje që kanë pasur ndërtesa mbi njëkatëshe janë strehuar në katet e larta për të kapërcyer rrezikun. Sipas specialistëve të hidroenergjetikës, situata e dominuar nga shiroku (erëra të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga deti) jo vetëm që e kanë shkrirë në pak ditë dëborën e rënë vetëm dy javë më parë, por ajo nuk ka lejuar shkarkimin e lumit Buna në detin Adriatik. Kjo ka bërë që grykëderdhja e Bunës të tamponohet dhe uji të ngjitet lart e të përhapet në pjesët më të dobëta anësore të rrjedhës së Bunës. Nisur nga kjo situatë, qeveria urdhëroi që në prag të vitit të ri ngritjen e shtabit të emergjencave civile. Vetë kryeministri Berisha paraditen e 2 janarit dha alarmin për gjendjen e krijuar. Ai njoftoi të gjithë banorët e fshatrave që gjenden përgjatë lumit Drin se do të ketë hapje të portës dhe mund të ketë dhe përmbytje ndaj dhe ata duhet të evakuohen me çdo kusht. Pas këtij alarmi, anëtarët e shtabit të emergjencave civile pranë prefekturës kanë organizuar punën për lajmërimin dhe evakuimin e banorëve me mjetet e vëna në dispozicion nga ushtria dhe Ministria e Brendshme. Madje është hartuar edhe një formular që në rast se banorët do të refuzonin evakuimin, ata duhej të firmosnin që dëshironin të qëndronin në banesa me dëshirën e tyre. Gjatë dy ditëve të fundit janë evakuuar dhjetëra familje, duke u vënë në dispozicion të tyre ambientet e ish-Turizmit e konviktet e shkollave. Por, dje vetëm 15 prej tyre ndodheshin të strehuara në Shkodër. Një pjesë e madhe e tyre janë strehuar tek të afërmit në zona të sigurta, ndërsa të tjerë gjatë ditës ktheheshin te shtëpitë e tyre për të parë gjendjen. Të dhënatQarku ShkodërBashkia Shkodër600 hektarë të përmbytura 37 familje të evakuuara nga lagjet Ajasëm, Bahçallëk dhe Tophane11 familje janë strehuar në ambientet e Turizmit130 persona të komunitetit rom të akomoduar në repartin ushtarak Melgushë 100 pako me ndihma nga rezervat e shtetit.Komuna Ana e Malit850 ha tokë të përmbytura, 130 shtëpi nën ujë në fshatin Obot28 familje të evakuuara 150 pako të shpërndaraKomuna Dajç1 mijë ha tokë bujqësore të përmbytura70 banesa nën ujë, 53 familje të evakuuaraQarku Lezhë30 shtëpi në Fushë-Kuqe të Kurbinit të përmbytura 30 hektarë tokë të përmbytura