E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani per te pestin ndaj Bolonjes se penalizuar Salihi perballe te pareve

Dy sulmuesit kryesore te perfaqesueses kuqezi Bogdani dhe Salihi do te zbresin sot ne katerkendeshin e blerte me ekipet perkatese per te shtuar edhe me shume numrin e golave te realizuar kete sezon. Keshtu Bogu qe me Cezenen ka realizuar plot kater te tille do te do te perballet me nje ekip qe nuk po kalon ne nje periudhe te mire. Behet fjale per Bolonjen qe eshte ne krize financiare. Per shkak te mosmarrjes se pagave Proceda pronari i ri i emilianeve ende nuk u ka dhene lojtareve rogat per muajt maj - qershor Komisioni Kombetar i Disiplines ne Itali vendosi kete mesjave qe Bolonjes ti hiqej nje pike ne klasifikim. Keshtu kuqeblute tashme ndodhen ne kuoten e 13 pikeve duke zene vendin e 16-te Bolonja ka dhe nje ndeshje me pak. Ndersa per Cezenen kjo eshte situate ideale per tu perballur me nje rival direkt flasim per luften per mbijetese. Keshtu ne Manuzzi Cezena e vendit te 18-te 12 pike te grumbulluara ne 14 takime do te kete shume shanse per te marre tri pike te renda perballe kuqebluve. Ndersa sulmuesi shqiptar Erion Bogdani i mbeshtetur nga dy trekuartiste si Xhakerini dhe Himenez do te kete mundesi qe te beje mire para syve te menaxhereve te disa skuadrave. Themi keshtu duke qene se kete jave per sherbimet e shqiptarit jane interesuar dy ekipe Jang Bojs dhe Lece. Ekipi i Cezenes per momentin nuk po kalon dite te bukura duke qene se i mungon fitorja prej 10 nentorit te kaluar munden Lacion 1-0. Nga ana tjeter ne Austri nje tjeter shqiptar po me profesion sulmues po jeton momentin me te mire ne karriere. Flasim per Hamdi Salihin. Shkodrani qe aktivizohet tek Rapidi i Vjenes eshte rikthyer ne formen e vet me te mire. Kete fakt e verteton me se miri numri i golave te realizuar kete sezon ne Bundesligen Austriake. Shkodrani u eshte pergjigjur kritikeve i pari eshte trajneri i tij Peter Pakult duke realizuar plot 9 gola. Sot Salihi pas atij deshtimi qe mori ne mesjave ekipi vjenez ne Ligen e Evropes i mundi Portoja 3-1 do te kete mundesi qe te rise nurin e golave te realizuar ne nje takim te madh. Themi keshtu pasi skuadra e Riedit eshte e para e klases. Ne Bundesligen Austriake ky eshte njejti nga takimet kyce per fatet e kampionatit. Rapidi ndodhet ne mes te tabeles ne kuoten e 26 pikeve i ka marre ne 17 takime nderkohe qe Riedi ndodhet ne vendin e pare ne kuoten e 34 pikeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›