E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet polake kërcënojnë Gjermaninë

Përmbytjet e mëdha që po ndodhin në Poloni, për shkak të përmbytjeve të lumit Oder dhe Vistula, kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Në Poloni kanë humbur jetën 15 perona për shkak të përmbytjes së beftë nga ujërat e lumenjve, që kanë arritur nivele jashtëzakonisht të larta, madje në disa raste janë ngjitur edhe në katet e sipërme të shtëpive, duke i zënë njerëzit si në grackë.

Sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për një situatë që është shumë me keq nga sa pritej dhe që situata krahasohet me përmbytjet e vitit 1997. Për Poloninë bëhet fjalë për përmbytjet më të mëdha të këtyre 10 viteve të fundit dhe skenat kanë qenë apokaliptike.

Pjesa më e madhe e përmbytjeve ka ndodhur në afërsi të brigjeve të lumenjve dhe tashmë rreziku është shumë konkret që vala të përfshijë edhe Gjermaninë duke qenë se ujërat po vërshojnë në veri në kufi.

Varshava dhe disa zona periferike të saj kanë pësuar dëmin më të madh gjatë kësaj periudhe. Si pasojë 18 komuna janë evakuuar plotësisht nga banorët, të cilët janë strehuar nëpër zona më të sigurta. Ndërkaq, në Gjermani janë marrë thuajse të gjitha masat për t’u përballur me një situatë që mund të jetë problematike dhe e rrezikshme.

Shumë gjermanëve, kjo situatë u kujton vitin 1997 kur lumi Oder doli nga shtrati për të përmbytur zonat përreth. Këtë herë për të mos u gjetur të papërgatitur gjermanët duket se i kanë marrë masat edhe nëse do të jetë nevoja për evakuim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›