Rusia kritikon vendosjen e raketave Patriot në Poloni
Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar sot vendosjen e raketave amerikane Patriot në Poloni, duke theksuar se "një lëvizje e tillë nuk kontribuon në siguri dhe besim".
"Ky aktivitet ushtarak nuk ndihmon në përforcimin e sigurisë tonë reciproke, në zhvillimin e marrëdhënieve të besueshme dhe situatës në këtë rajon", reagoi sot Departamenti i Informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse, duke komentuar lajmin se të hënën në Poloni mbërriti një sistem raketash Patriot, i cili u dislokua në Mora, 60 kilometra nga kufiri me Kaliningradin.
"Kemi deklaruar disa herë se nuk e kuptojmë logjikën dhe kuptimin e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë në këtë fushë", thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Bateria mbrojtëse e raketave tokë-ajër u vendos të hënën në Poloninë veriore, afër kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit. Sipas amerikanëve, vendosja e kësaj baterie në këtë bazë ushtarake ka për synim trajnimin e forcave polake.