U dënua ish-agjenti gjerman në Kosovë

Një gjykatë në Munih e ka dënuar sot me dy vjet e tre muaj burg, ish-agjentin e Shërbimit federal të zbulimit (BND), Robert K., i cili ishte i angazhuar në Kosovë dhe në Maqedoni.
Me dënim me burg në kohëzgjatje prej 14 mujash me kusht, është dënuar edhe ish përkthyesi, e më vonë dashnori i tij, Murat A., nga Maqedonia.
Ish-agjenti gjerman është dënuar për zbulim të sekretit shtetëror dhe zyrtar.
Për tri vite, deri në mars të vitit 2008, ish agjenti Robert K., kishte punuar në zyrën e BND-së në Prishtinë dhe në Ambasadën gjermane në Shkup. Gjatë gjithë kohës, përkthyes i tij kishte qenë, Murat A.
Për lidhjen e tyre, Shërbimin e zbulimit federal të Gjermanisë, e kishte informuar gruaja e ish-agjentit.
Avokatët e të dënuarve kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre, duke thë në se i vetmi gabim i tyre ishte që për lidhjen e tyre homoseksuale nuk e kishin lajmëruar BND-në. /rel/