E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi:Situata emergjente, banorët të largohen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një takim me shtabin e emergjencës së komunës së Dajçit ka deklaruar se në zonat e përmbytura situata po vjen duke rënduar. Ai njëherësh ka bërë apel për shpëtimin e jetës së njerëzve. Presidenti i ka bërë thirrje banorëve të evakuohen. "Situata është emergjente. Jemi në kohë për evakuimin, veçanërisht të grave dhe fëmijëve", theksoi ai.
Kreu i shtetit ka kërkuar solidaritet kombëtar për situatën e krijuar në veri të vendit. Ai deklaroi se sheti do të kompensojë të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›