E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia 30 mije kallashe per Afganistanin

Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje atje per sa kohe te jete nevoja

Qeveria shqiptare dhuron 30 mije automatike dhe 50 milione fisheke per ne Afganistanin ne kuader te koalicionit nderkombetar per luften kunder terrorizmit. Vendimi i marre dje nga Keshilli i Ministrave eshte ne kuader te angazhimeve te Shqiperise si pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Pak dite me pare Kryeministri Sali Berisha gjate pjesemarrjes ne samitin e NATO-s te zhvilluar ne Lisbone deklaroi se Shqiperia se bashku me Aleancen do te qendroje ne Afganistan per sa kohe te jete nevoja.

Vendimi

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 7 te nenit 14 te ligjit nr. 8671 date 26.10.2000 Per pushtetet dhe autoritetet e komandimit e te drejtimit strategjik te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise te ndryshuar me propozimin e ministrit te Mbrojtjes Keshilli i Ministrave vendosi dhenien pa shperblim te 30 000 automatikeve 7.62 mm model 56 dhe te 50 000 000 fishekeve 7.62 mm model 56 qeverise afgane per Policine Kombetare Afgane si kontribut i Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne kuader te perpjekjeve te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit - thuhet ne vendim. Per zbatimin e ketij vendimi i cili hyn ne fuqi menjehere eshte ngarkuar ministri i Mbrojtjes. Pak dite me pare kreu i qeverise garantoi edhe mbeshtetjen ushtarake per Afganistanin. Berisha ka marre pjese ne takimin per Afganistanin te zhvilluar ne samitin e NATO-s ne Lisbone ku ka pershendetur progresin e shenuar gjate kesaj periudhe dhe ka vleresuar se procesi i demokratizimit te ketij vendi eshte nje nder ceshtjet me te rendesishme per tu zgjidhur te kohes sone per komunitetin euroatlantik e me gjere. Duke folur per kontributin e Shqiperise Kryeministri Berisha u shpreh se ajo ka rritur pranine ushtarake ne Afganistan dhe njekohesisht po punon per te zgjeruar kete kontribut ne fushen e arsimit shendetesise etj. Qendrimi i Shqiperise eshte ne mbeshtetje te plote te konceptit te ri strategjik i cili synon te pershtate NATO-n ne perballje te suksesshme me rreziqet e vjetra rreziqet ekzistuese dhe rreziqet e ardhshme per paqen stabilitetin ne hapesiren e NATO-s dhe ne bote. Ky koncept parashikon reforma dhe riorganizim te strukturave ushtarake dhe civile te saj parashikon perqendrim me te madh ne rreziqet me kryesore percakton terrorizmin kiberterrorizmin problemet e energjise dhe natyrisht rrezikun nuklear si nje nga rreziqet e medha me te cilat Aleanca me e fuqishme e koherave do mund te perballet - ka deklaruar me tej Berisha. Ai ka deklaruar gjithashtu se vendi yne do te vijoje misionin ne Afganistan. Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje atje per sa kohe te jete nevoja. Perkundrazi Shqiperia do te shqyrtoje qe gjate viteve qe vijne te mund te rrise edhe kontributin e saj civil ne kete vend i cili ka nje rendesi te jashtezakonshme per paqen stabilitetin ne bote dhe luften kunder terrorizmit - deklaroi ai.

Mbeshtetja ne armatime

30 000 automatike 7.62 mm model 56

50 000 000 fisheke 7.62 mm model 56

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›