Kombet e bashkuara kritikojnë Francën për dëbimin e romëve
Kombet e Bashkuara kanë sulmuar ashpër Francën pas dëbimit të qindra romëve nga vendi. Zëvendëspresidenti i Komitetit të OKB-se kundër racizmit, Pier Rishar Prosper ka kritikuar qeverinë franceze se po vepron mbi baza raciste dhe ksenofobe.
Prosper i bëri thirrje Parisit të luftojë kundër shtimit të racizmit dhe ksenofobisë në Francë.
"Ky nuk është problem francez, por evropian. Zgjidhja duhet të jetë evropiane. Ka legjislacione të brendshme, por edhe politika të Bashkimit Europian që duhet të hyjnë në lojë. E këshillojmë Francën që t'i marrë të gjitha këto në konsideratë", thotë Prosper.
Qeveria u përgjigj kritikës me një deklarate, ku pretendon se po i përmbahet ligjeve evropiane dhe atyre ndërkombëtare. Zyrtarët francezë i përmbahen idesë se të gjithë romët që u larguan me avion pranuan vullnetarisht të linin vendin dhe u kompensuan me para.