E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Nuk ndryshohet norma bazë e interesit

Rritja ekonomike e vendit nuk ka qenë nën nivelin e duhur në 6 mujorin e parë të vitit 2011.Guvernatori Ardian Fullani, gjatë raportit mujor u shpreh se nuk janë shfrytëzuar të gjitha potencialet ekzistuese. Kreu i Bankës Qendrore e përcaktoi rënien e konsumit familjar si një prej arsyet e ndikimit në këtë ngadalësim ekonomik. Megjithatë, pritshmëritë në gjysmën e dytë të vitit, janë për një rritje ekonomike që shkon deri në 5%.
 

Përsa i përket reduktimit të shpenzimeve prej qeverisë, guvernatori Ardian Fullani u shpreh se masa e marë është në linjë me zhvillimet ekonomike, por nuk ngurroi që të japë edhe një mesazh duke deklaruar se shpenzimet duhet të jenë në bazë të ardhurave.

Gjatë raportit mujor, kreu i Bankës Qëndrore ka deklaruar se ka vazhduar tendenca e rritjes së çmimeve dhe kryesisht e produkteve ushqimore dhe karburanteve, dhe si pasojë, ndikimi në inflacion është në kufijtë 4 %.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›