Përmbytjet shkurt.
Lezha hiqet nga emergjenca
Shtabi i Emergjencës i mbledhur ditën e djeshme ka vendosur që Lezha të dalë nga situata e emergjencës e krijuar pas përmbytjeve. Përmirësimi i situatës në këtë zonë ka çuar edhe në vendimin e shtabit. Në takimin e djeshëm shtabi vendosi që brenda një jave të bëhej gati gjithë bilanci i dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve në këtë qark, por duke qenë se situata është përmirësuar ndjeshëm ai të hiqen nga situata e emergjencës. Në këtë qark më të dëmtuara dhe më të prekura nga përmbytjet kanë qenë veçanërisht komunat Balldren, Shënkoll dhe Shëngjin.
Përmbytjet, hipopotami largohet nga kopshti zoologjik në Mal të Zi
Një hipopotam i larguar pas përmbytjeve të ndodhura në Malin e Zi është kthyer tek pronari i tij për të ngrënë ushqim. Ngjarja alarmoi policinë dhe qytetarët, pasi kafsha dytonëshe ishte një nga speciet më të rrezikshme. Hipopotami i quajtur Nikica, 11 vjeç, u largua këtë javë, pasi shirat e shumtë përmbytën edhe kopshtin zoologjik ku ai qëndronte, duke rritur nivelin dhe duke i dhënë mundësi kafshës të largohej.
Sipas ligjit malazez, kafshët të cilat paraqesin rrezikshmëri për jetën njerëzore, duhet që të eliminohen. Sipas pronarit të kopshtit zoologjik, Dragan Pejovic, Nikica nuk ishte i rrezikshëm, por vetëm nëse dikush e sulmon dhe e dëmton atë. Hipopotami është rikthyer sërish na kafazin e tij, ku vizitorë të shumtë do të vazhdojnë ta vizitojnë.
Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuuar Shtëpi të përmbytura
1 B. Shkodër 200 ha 616 300
2 K. Dajç 2000 ha 2000 1187
3 K. Ana Malit 1200 ha 282 180
4 K. Velipojë 2000 ha 200 50
5 K. Bërdicë 1600 ha 810 180
6 K. Guri Zi - 730 -
7 K. Bushat 2000 ha 500 250
8 K. Qendër, M.Madhe 40 ha 10 6
9 K. Rrethina 300 ha 25 16
Gjithsej 9340 ha 5173 persona 2169 shtëpi
Përfundon ankthi, mbyllen portat në Fierzë
Portat e shkarkimit të ujit në urën e katërt të HEC-it të Fierzës do të mbyllen. Zëvendësministri i Energjitikës, Leonard Beqiri, njoftoi dje se “duke filluar nga ora 12 e ditës së sotme (e enjte) do të ndalen të gjitha shkarkimet e ujit në tunelin numër katër e hidrocentralit të Fierzës, si dhe nga tunelet e hidrocentralit të Komanit”. Nga ana tjetër zv.ministri i Energjitikës ka bërë me dije se shkarkime do të ketë vetëm në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe ato do të jenë në masën 200 metër kub ujë në sekondë nga porta. E gjithë kjo, sipas Beqirit, do të bëhet sepse niveli i ujit në HEC-in e Fierzës ka arritur në kuotën 290 metër, kuotë e cila, sipas tij, është përcaktuar “si normale për këto prurje për këtë periudhë në rregulloren e trajtimit të plotave në hidrocentralet e kaskadës së Drinit”. Prurjet aktuale në HEC-in e Fierzës renditen në 400-450 metër kub ujë në sekondë. Këto prurje, sipas Beqirit, do të përpunohen nga turbinat e këtij hidrocentrali. “Edhe prurjet që do të lëshohen nga turbinat e HEC-it të Fierzës kemi mundësi që t’i përpunojmë nga turbinat e HEC-it të Komanit, niveli i ujit të të cilit është në kuotën 170-180 metër”, - tha Beqiri. Ndërkohë që sipas tij, HEC-i i Vaut të Dejës nuk ka mundësi që t’i përpunojë të gjitha prurjet që i vijnë nga HEC-i i Komanit dhe ato anësore, për këtë arsye në këtë HEC do të vazhdojë mbajtja hapur e portave.