E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Rama perhap panik Shqiperia rrezikon te mocalizohet

Kreu i PS-se vijon akuzat ndaj mazhorances dhe kerkon ndryshim te buxhetit. Rama ne Fier dhe Vlore Qeveria nuk mori masa

Situata e veshtire e permbytjeve qe ka prekur vendin nuk ka ndikuar aspak ne linjen politike te Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama. Keshtu kryesocialisti gjate vizites se tij diten e djeshme ne Vlore dhe Fier vazhdoi me akuzat e tij ndaj Kryeministrit dhe mazhorances ne pergjithesi duke i cilesuar si fajtoret kryesore per gjendjen aktuale qe po kalon vendi. Madje kreu i socialisteve Rama ne fjalen e tij u shpreh se qeveria nuk ka marre asnje mase rreth ketyre permbytjeve qe po kalon vendi. Berisha po thellon edhe me shume humneren e permbytjeve ne vend duke mos marre asnje mase per to - tha Rama. Per kryesocialistin te gjitha masat e marra tashme nga qeveria nuk kane ndikuar aspak ne normalizimin e situates madje ne qofte se nuk planifikohet nje operacion kombetar antipermbytje ka rrezik qe vendi te kthehet ne nje mocal. Shqiperia po rrezikon te mocalizohet pasi infrastruktura eshte shkaterruar teresisht prandaj duhet operacion radikal antipermbytje. Te gjithe se bashku duhet te nderhyjme dhe ne jemi gati te japin votat tona per planin kombetar antipermbytje - theksoi Rama. Gjithashtu kreu i opozites theksoi se duhet te adresohen mire fondet e shtetit dhe sipas tij mazhoranca nuk e ka bere mire kete gje pasi theksoi ai jane shperdoruar shume para te taksapaguesve per shirita elektorale. Me heret kreu socialist ishte ne nje vizite ne Shkozet te Durresit ku edhe nje here fajesoi qeverine per permbytjet dhe i cilesoi si te patolerueshme. Gjate bisedes se tij me banoret theksoi se duhen te merren sa me pare masa pasi me pas do te jete teper vone. Duhet te merren masa antipermbytje. Nuk ka bere vaki te permbytet keshtu dhe permbytjet vazhdojne e vazhdojne dhe do vazhdojne te perseriten gjithmone e me te medha ne qofte se nuk vihet dore urgjentisht. Ky eshte moment kulminant. Po kaloi dhe ky moment pa vene dore dhe po te vazhdohet me arna sa te kalojme kete radhe dhe pastaj shohim radhes tjeter do behet e pakontrollueshme - tha Rama gjate qendrimit ne Shkozet. Gjithashtu ne fjalen e tij kreu i selise roze theksoi se duhet te ndryshohet rrenjesisht buxheti i vitit 2011 buxhet qe Kuvendi e miratoi disa dite me pare pa prezencen e opozites ne salle e cila ne fakt bojkotoi seancen. Duhet te ndryshojme 100 per qind buxhetin e shtetit per vitin 2011 me qellim qe parate te futen ne pune per te mbrojtur vendin nga shkaterrimi. Te gjitha investimet ne infrastrukturen publike duhet ti fusim per ti rihapur dhe per te rivene ne pune te gjithe kanalet. Per te rregulluar shtreterit e lumenjve qe jane sakatuar dhe shkaterruar per te filluar dhe per tu mbrojtur nga ky shkaterrim i cili tani ka filluar te jape pasoja te tmerrshme. Uji ne Shqiperi eshte fatkeqesi kur duhet te ishte pasuri - u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›