E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per bashkekombesit pasaporta shqiptare te jepet me lehte

Rrjeti i Organizatave Shqiptare apel institucioneve per diferencim ne procedurat per nenshtetesine

Liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian ka gjase te ndryshoje edhe gjeopolitiken brenda vete botes shqiptare. Nje deklarate e bere dje nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare drejtuar Presidentit Kryesise se Kuvendit te Shqiperise Kryeministrit ministrit te Brendshem si dhe opinionit ka nenvizuar nevojen e thjeshtimit te procedurave te marrjes se nenshtetesise shqiptare per ata persona qe kane kombesi shqiptare. Ne mendojme se praktika e deritanishme ligjore e Republikes se Shqiperise qe nuk ben dallim midis aplikuesve te nenshtetesise me kombesi shqiptare dhe joshqiptare nuk eshte dinjitoze dhe shkon kunder interesave kombetare shqiptare. Veprimet institucionale do te lehtesonin kushtet qe duhet te permbushen per te marre nenshtetesine e Republikes se Shqiperise nga aplikuesit me kombesi shqiptare krahasuar me ata te nje kombesie tjeter... thuhet ne kete deklarate ku ofrohet edhe nje perkufizim i atyre se cilat jane interesat shqiptare. Me tej rrjeti i organizatave shqiptare nje forum pra i organizatave shqiptare nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi Lugina e Presheves dhe komuniteti cam ka renditur edhe arsyet se perse kerkohet nje gje e tille e cila nese ne planin nderkombetar pervijon nje hapesire njerezore te unifikuar me mire ne planin e brendshem ndryshon te gjithe ekuilibrat e deritanishem ne vendimmarrjen politike. Pavaresia e shtetit shqiptar u shpall ne emer te te gjithe kombit shqiptar dhe automatikisht e drejta e qytetarise ne shtetin shqiptar u ka takuar te gjithe shqiptareve qe nga ai cast. Si rrjedhoje ne vitet e para te ekzistences se shtetit shqiptar shqiptaret e trojeve etnike qe mbeten jashte shtetit shqiptar dhe diaspora kane pasur perfaqesuesit e tyre ne Kuvendin e Shqiperise thuhet ne deklarate. Me interes eshte ideja qe ky promovim i liberalizimit te levizjes brendashqiptare te behet me rastin e 100-vjetorit te pavaresise pra ne vitin 2012. Pas arsyeve historike pasojne arsyet juridike kur rrjeti citon preambulen e Kushtetutes se Shqiperise e cila flet per bashkimin kombetar e per pasoje i vendos Tiranes zyrtare para syve nje detyrim kushtetues. Ne mbeshtetje te ketij interpretimi sillet edhe praktika ballkanike e cila sikurse nenvizohet ne deklarate e njeh diferencimin per nenshtetesine per bashkekombesit. Ne finale rrjeti i organizatave shqiptare vlereson se kerkesa per lehtesi procedurash nuk nenkupton dhenie automatike te nenshtetesise te cilen ai e njeh si atribut sovran te Republikes se Shqiperise. E drejta e dhenies dhe e refuzimit te nenshtetesise rast pas rasti mbetet atribut sovran i institucioneve te shtetit shqiptar. Rrjedhimisht mendojme se lehtesimi i procedurave nuk do te sjelle pasoja negative per interesat e Republikes se Shqiperise dhe angazhimet e saj nderkombetare ka perfunduar deklarata ne fjale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›