E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet vullnetare gjermane ne Velipoje

Tre adoleshente gjermane prej disa ditësh kanë mbërritur në Velipojë të Shkodrës si vullnetarë.

Ato po kryejnë praktikën mësimore dhe këtë po e bëjnë duke u ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga përbmytjet në këtë zonë.

Vajzat shprehen se kjo është thjesht një praktikë shkollore, e cila do realizohet së bashku me motrat e kishës mikpritëse në Velipojë, duke u gjendur pranë fëmijëve të zonës.

Më tej ato shprehen se ndihen shumë mirë me punën që bëjnë dhe do sensibilizojnë bashkëqytetarët e tyre në qytetin e Soestit, i cili ka ndihmuar tradicionalisht zonën që të angazhohen sa më shumë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.

“Ne, nga situata që shikojmë, kemi përshtypjen se është bërë shumë dhe njerëzit janë të hapur për përmirësim. Ndihma jonë është modeste”, ka deklaruar një prej tyre.

Por iniciativa humane e tre gjimnazisteve nga Gjermania nuk ka ngelur pa u bërë histori njerëzore dhe është vlerësuar mjaft nga gazetat gjermane, që i kanë komentuar si shembull për bashkëmoshatarët e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›