Zgjerohet harta e gjelberimit ne Tirane

Duke folur për rritjen e cilësisë së bashkëjetesës në blloqet e banimit, kryebashkiaku Edi Rama u shpreh se bashkia e Tiranës nuk do të ndalet për të krijuar të gjitha hapësirat në funksion të komunitetit.
“Kompleksi i bazës ligjore të bashkëpronësisë, për implementimin e të cilit ne jemi në një punë intensive, është i lidhur me domosdoshmërinë e përmasës së duhur të bashkëjetesës. Prandaj, po rindërtojmë blloqet dhe po intensifikojmë përmasën e gjelbër”, ka deklaruar Rama.
Në këtë bllok banimi, me sipërfaqe prej 30 hektarë, do të shtohet sipërfaqja e gjelbër me 400 pemë të llojit blir. Ndërkohë që kjo ndërhyrje do të vijojë në të gjitha blloqet e banimit në kryeqytet për të rritur cilësinë e jetës për banorët.
Por, nga ana tjetër, bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, si dhe kontributin e tyre për të mirëmbajtur pronën e përbashkët dhe investimet që po kryhen në vazhdimësi.