E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet tek Mjekesia reagon Kule

Rektori i Univeristetit të Tiranës, Dhori Kule deklaron se do të anulojë të gjithë fituesit që janë shpallur duke shkelur rregulloren në konkurset e specializimeve të mjekësisë.

Sipas Kules, rregullorja përcaktonte se kandidatët, në bazë të mesatares dhe pikëve të grumbullurara ne provimin me shkrim shpalleshin fitues, bazuar në kuotat e qeverisë dhe më pas fituesit futeshin për intervistë.

“Rregullorja e ka të qartë që në fazën e tretë, intervista, futen vetëm fituesit sipas specialiteteve. Mund të ketë ndodhur ndonjë rast që të jenë marrë në intervistë të gjithë, kjo është e pavlefshme. Një shkelje e rregullores nuk mund të rezultojë e pranueshme. Unë si rektor, nëse konstatoj shkelje të ligjit kam për detyrë ta anuloj”, ka deklaruar Kule.

Në disa departamente të Fakultetit të Mjekësisë janë intervistuar të gjithë kandiatët konkurrentë qe sipas zotit Kule është e paligjshme.

Ndërkohë, lidhur me kontestimet e kandidatëve të departamentit të imazherisë, ku është tërhequr nga konkursi një anëtar komisioni si dhe ka një peticion nga studentët në lidhje hartimin e tezës, rektori i universitetit shprehet se është duke e verifikuar si rast.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›