E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet zgjerohet harta e zonave te prekura ne veri

Per banoret e fshatit Obot historia e permbytjeve eshte kthyer ne legjende. Kjo sepse si pasoje e permbytjeve rekord cdo gje qe ato prodhojne u shkaterrohet. E vetmja menyre per te hyre ne fshat mbeten varkat. Harta e permbytjeve sa vjen e zgjerohet.Prezenca e ujit tashme eshte shtrire dhe ne Dajc e Velipoje ku jane nen uje rruget lidhese te ketyre komunave si dhe toka bujqesore.

Ndihma e pare emergjente per keto zona eshte uji i pijshem teksa situata sic raportohet dhe nga Shtabi i emergjencave ka nje precipitim te ngadalte. Nderkohe ministri i brendshem Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencave ne Shkoder.

Krahas zones se Nenshkodres veshtiresite e krijuara nga reshjet konstatohen dhe ne fshatra e komuna te malesise se madhe. Rritja e frikshme e liqenit ka permbytur gjithashtu toka ne fshatrat buze liqenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›