E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturat e energjise qytetaret CEZ te beje transparence

Qytetaret ne Tirane kerkojne transparence nga CEZ per faturat energjise qe ju vijne ne banesa. Ata thone se ato nga muaji ne muaj ndryshojne duke u rritur nderkohe qe edhe pse jane ankuar nuk kane marre nje pergjigje. Nje nga ankesat qe banoret kane eshte se faturistet kur shikojne matesat pothuajse ne me te shumten e rasteve nuk jane me konsumatorin.

Disa muaj me pare kompania ceke CEZ- shperndarja hapi disa qendra te kujdesit per klientin me synimin se ato do te zgjidhnin te gjitha ankesat e qytetareve. Por edhe pse me dhjetra e dhjetra raste enden ne dyert e tyre nga vezhgimi qe beri ALSAT disa dite me pare asnje nga qytetaret nuk ka marre nje zgjidhje megjithese ju eshte dashur te qendrojne per ore te tera ne radhe.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›