E Shtunë, 31 Tetor 2026

SARANDE/ Kercenoi familjen me thike arrestohet

SARANDE - Kane qene raste te perseritura te nje banori nga fshati Gjashte kercenimet me thike drejt familjareve te vet. Ata kane bere denoncimin ne polici cka ka cuar ne arrestimin e 55-vjecarit Lavderim Isufaj. Pasditen e se premtes ai ishte grindur serish me familjaret e tij duke arritur edhe te merrte thiken duke i kercenuar me jete familjaret. Te frikesuar keta te fundit kane lajmeruar policine e Sarandes e cila ka mberritur ne vend duke shoqeruar ne komisariat kryefamiljarin. Disa ore pasi eshte marre ne pyetje ai dhe te afermit ndaj Isufajt eshte prere fleta e arrestit per vepren penale te kanosjes dhe mbajtjes se armeve te ftohta si dhe kundershtim te punonjesit te policise. Gjithashtu burime policore sqarojne se 55-vjecari Lavderim Isufaj ka qene ne gjendje te dehur kur ka kryer veprimet ne familjen e vet te cilat ishin te perseritura. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›