E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet pavaresia dhe clirimi. Topi Berisha e Topalli bejne homazhe

Shqiperia festoi 98 vjetorin e pavaresise ku edhe kete vit perfaqesues te mazhorances kane kremtuar diten e pavaresise dhe te clirimit ne varrezat e deshmoreve.Kreret me te larte te shtetit si presidenti i republikes Bamir Topi kryeministri Berisha si dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli vendosen kurora me lule ne nder te te reneve te atdheut.

bull Pavaresia Berisha mesazhe nga homologet

Ne fjalen e tij para mediave kreu i shtetit Bamir Topi theksoi se ideali i atyre patrioteve qe luftuan me pushke e me pene u be realitet me levizjen e lire te shqiptareve.

Sot eshte dita qe jo vetem ti kujtojme por te themi me ze te larte qe vepra dhe ideali i tyre po behen realitet per nje Shqiperi jo vetem te pavarur per nje Shqiperi e cila ndodhet ne dyert e Evropes me nje dinjitet te plote me dinjitetin e nje populli i cili e ka merituar dhe besoj se do e meritoje ne shekuj jo vetem historine e tij por edhe mundesine per te qene njesoj si gjithe popujt e tjere te Evropes tha presidenti Topi.

Pas homazheve ne memorialin Nene Shqiperi shefi i ekzekutivit e cilesoi diten e sotme si ditelindja e kombit.
Nderojme themeluesit e pavaresise nderojme te renet e kombit te cilet me sakrifica ne perpjekje moren kete vend te katandisur ne honet e historise dhe e bene sot anetar te NATO-s bene sot nje vend qe nderton i sigurt te ardhmen e tij europiane bene sot qe shqiptaret te levizin se shpejti te lire ne mbare Europen tha Berisha.

Me 28 nentor te vitit 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kombetar ne qytetin e Vlores duke shpallur Shqiperine si shtet te pavarur ndersa kjo dite festohet nga te gjithe shqiptaret kudo ne bote.

Julian Kasapi Azhornuar se fundi e diel 28 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›