Përmes rrënojave ku ishte Gërdeci
Mbi 300 shtëpi janë rrafshuar. Banorët rikthehen për të shpëtuar ç'të mundinTIRANË- Shtëpi të rrafshuara, aty këtu, gjë të gjalla, që kanë kthyer këmbët nga dielli, predha në çdo metër katror, është gjithçka që ka mbetur nga fshati i Gërdecit. 9 të vdekur, dhjetëra të humbur, 300 shtëpi të rrafshuara dhe rreth 2000 të tjera të dëmtuarajanë statistikat që të lënë të besosh që sapo ke shkelur një zonë lufte, por që "armiku" endenuk dihet. Sikur të ishin në një paqe të përkohshme njerëzit janë kthyer të shpëtojnë ç'të mundin nga pasuria që nuk është gjë tjetër veçse disa batanije apo edhe ndërresat e trupit. Qindra ushtarë, forca të xhenjos përpiqen të nxjerrin nga dheu predhat e ngulura thuajse në të gjithë zonën. Ndërkohe në fabrikën e rrafshuar forcat RENEA vazhdojnë të kërkojnë trupat e karbonizuar, që sipas dëshmive mund të jenë të shumtë.Sapo kalon kordonin e policisë të duket sikur hapen dyert e ferrit, ku pas nuk gjen gjë tjetër veçse mjerim, dhimbje dhe njerëz që enden rrënojave më shpresën e gjetjes së njerëzve të gjallë, që deri në orët e vona të natës rezultonin ende të humbur. Në portat e ferritForcat e shumta të policisë apo edhe postblloqet e ngritura në çdo rrugë të kalueshme të fshatit Gërdec kurrsesi nuk mund të mbanin Blerim Hoxhën larg shtëpisë së tij. Ka ikur maleve nga fshati të shtunën, sapo filluan shpërthimet e para, ndaj i njeh mirë shtigjet që i kanë shpëtuar rrethimit të zonës. Pas dy orësh rruge përmes maleve dhe shkurreve, Bledi të nxjerr në pikën më të lartë ku sheh si në pëllëmbë të dorës fshatin e rrënuar të Gërdecit. Përmes pyllit disa ushtarë rreken të vendosin një shirit letre ku shkruhet "zonë e fatkeqësisë".500 metra larg këtij shiriti shfaqet ferri i 600 banorëve të kësaj zone.Të parin që takojmë është Haki Alimi. Është kthyer për të parë nëse ka mundur të shpëtojë gjë nga pasuria e tij që është rrënuar sikur të ishte prej rëre. Veç gjësë së gjallë nuk ka mbetur asgjë tjetër. Por Hakiu thotë se ndihet fatlum në mjerimin e tij. Anëtarët e familjes i ka gjallë po kështu edhe dy lopët, të paktën me to mund të mbajë frymën gjallë. E ndërsa Hakiu të flet për mjerimin që ka rënë, disa ushtarë të xhenjos përpiqen të nxjerrin nga dheu një predhë. Është ngulur aq shumë saqë për ta nxjerrë që aty kanë hapur një gropë aq të madhe sa mund të humbasë një njeri. Janë djem rreth të 20-tave, dhe në fytyrat e tyre duket qartë frika dhe tmerri nga ajo që shohin përreth. Shifrat zyrtare thonë se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar rreth 149 predha të paplasura, por zor se kjo shifër është e vërtetë. Gjithkund sheh predha të grumbulluara anës rrugëve ndërsa banorët të thonë se ato binin sikur të ishin shi vere. Rustem Aliaj është një tjetër banor që e hasim në zemër të fshatit. Shtëpia e tij është e rrafshuar dhe asgjë nuk ka mundur të nxjerrë prej aty. Gjithçka është shkatërruar dhe djegur, po kështu edhe gjëja e gjallë. Për fat ka mundur të shpëtojë së bashku me gruan dhe djalin e tij. "Fillimisht flaka nisi nga kapanoni që është aty. Pak minuta më pas nisi shpërthimi i predhave. Ka pasur dhe disa kontenier me barut që kanë marrë menjëherë flakë. Ne morëm rrugën duke u fshehur pas kodrave, ndërkohë që shpërthimii fuqishëm na rrafshoi fshatin. Paniku dhe ulërimat e njerëzve kurrë nuk mund ti harroj në jetën time",- rrëfenRustem Aliaj. Ai rrëfen se e tërë zona për 20 orë rresht ka përjetuar bombardime si në kohë lufte. Rreth mëngjesit të djeshëm nuk janë dëgjuar më shpërthimet nga gryka e fabrikës.E ndërsa Rustemi flet për pasojat dhe depot me armatim, ca metra më tutje disa banorë të tjerë mundohen të nxjerrinnga rrënojat batanijet apo disa ndërresa. I kanë bërë stivë në qoshe të rrugës me shpresën se një makinë e policisë do të mundet t'i sjellë në anën tjetër të rrugës aty ku jeta nis të quhet normale. Në fshat ashtu si dhe Blerimi janë ngjitur rreth 30 banorë të zonës që mbajnë në krah disa boçe me gjera çka është gjithçka që ka mbetur nga shtëpitë e tyre.Fytyrat e tyre janë të mjeruara. Në asnjërin prej tyre nuk sheh fije shprese apo edhe dëshirën për tu rikthyer sërish në këtë vend, ku çdo hap që hedhin shoqërohet bashkë me frikën e një shpërthimi, që mund të vijë nga predhat që kanë minuar të tërë zonënNë kërkim të të humburve"A i ke të gjithë gjallë. A munde me shpëtu gjithë fëmijët dhe pleqt e shtëpisë". Janë këto të vetmet fraza që dëgjon mes njerëzve që takohen në rrugët e shkretuara të fshatit Gërdec. Gëzimi që shihet në fytyrat e tyre, sapo mësojnë që bashkëfshatari i tyre ka mundur të mbetet gjallë, është si të kenë dëgjuar haberin më të mirë të jetës së tyre. Gjatë gjithë ditës së djeshme përveç forcave RENEA-s kanë qenë edhe banorët që kanë nisur kërkimet nëgërmadhat e fshatit.
Isuf Gërdeci, një plak rreth të 70-tave është ende në kërkim të djalit të tij 6- vjeçar. Nuk ka lënë tullë pa lëvizur me shpresën e gjetjes së djalit. Këdo që takon pyet për Renaton e tij të vogël por askush nuk i jep qoftë edhe një informacion që ai është ende gjallë. Pasi ka ecur për orë të tëra në fshatin e rrënuar të thotë se do të niset në drejtim të Tiranës e më andej në Durrës apo kudo që janë strehuar viktimat e kësaj katastrofe. E ndërsa plaku jeton me shpresën se do të gjejë të birin, Gëzim Alla ka nisur kujën në shtëpinë e rrënuar. Banesa e tij nuk është as 50 metra në vijë ajrore larg fabrikës. Por djali i tij, në momentin që ka nisur shpërthimi ka qenë në punë. Pret që forcat RENEA që nuk kanë reshtur kërkimet të paktën t'i sjellin trupin e pa jetë. Ky do të jetë i vetmi ngushëllim për të ndërsa shpresa se ai është gjallë është shuar sapo flakët kanë përpirë të gjithë vendin përreth. Gëzimi të thotë se nuk do ikë që aty pa mësuar fatin e të birit edhe pse fqinjët e tij insistojnë ta çojnë në një zonë të siguruar. Por më e sigurt për të është vdekja se sa nisja e një jete të re, qoftë kjo edhe përtej një vendi tjetër, që nuk do të quhet Gërdec. Por duket se nuk është i vetmi që të ardhmen nuk e konsideron më të sigurt se ajo e dy ditëve më parë. Rreth 600 banorë të zonës kanë mbetur në qiell të hapur. Në ferrin që nis sapo kalon kordonët e policisë kanë mundur të shpëtojnë vetëm shpirtin...Operacionii shpëtimit500 trupa për identifikimin dhe pastrimin e zonës nga predhat e pa plasura. 200 ushtare po kryejnë ruajtjen dhe sigurinë në zonë.300 trupa të tjera janë në mbështetje të trupave të operacionit. Ndihma mjekësoreSpitali Ushtarak169persona, ndihmë mjekësore106 janë larguar pas marrjes së saj. Nën kujdesin mjekësor janë57 vetë4 ndodhen në reanimacion.5 të plagosur janë nisur në Greqi2 të plagosur janë nisur në Itali