"Ministria e Mbrojtjes, përgjegjëse për territorin"
Kryetari i Bashkisë së Vorës pohon se ka kërkuar që ish-reparti të kthehej në kompleks sportiv, por kjo kërkesë nuk u miratua TIRANË- Për kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili, përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Mbrojtjes, institucion që ka miratuar lejen e ndërtimit të një fabrike me rrezikshmëri kaq të lartë, në një zonë të populluar. Megjithëse Ismaili thotë se nuk ka patur asnjë dijeni gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe se zona administrohej nga Ministria e Mbrojtjes, pohon se bashkianuk ka qëndruar indiferente ndajekzistencës së fabrikës, shpërthimi i së cilës krijoi katastrofën më të madhe në vend. Kryetari i bashkisë tregon se kanë kryer inspektime, ndërkohë që kanë kërkuar që ish- reparti ushtarak të kthehej në njëkompleks sportiv. Por duket se kërkesat dhe inspektimet e bashkisë së Vorës kanë përfunduar menjeherë pas nënshkrimit të kontratës, ku u thuhej se organet shtetërore, kurrsesi nuk mund të miratonin një projekt që rrezikonte jetën e banorëve. Tashmë pas tragjedisë, Ismaili thotë segjithçka ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Zoti Ismaili, ju keni qenë në dijeni që në zonën tuaj administrativekryente aktivitet një fabrikëe çmontimit të municioneve, kaq afër zonës së banuar?Po, kemi qenë në dijeniqë në zonën shumë afërbanimit, popunonte një fabrikë me një rrezikshmëri të lartë.Por problemi qëndron se për këtë fabrikë, ka qenë krejtësisht kompetente Ministria e Mbrojtjes, jo vetëm për administrimin, por edhe për dhënien e lejeve të shfrytëzimit. Madje është nën kompetencën e këtij insitucioni edhe dhënia e lejes së ndërtimit të një fabrike të tillë dhe pse ishte me pasoja për njerëzit.Po kështu ka qenë detyrë dhe kompetencë e këtij insitucioni për të bërë inspektimet e duhuranë kushtet e garancisë dhe sigurisë teknike. Aty ku është ndërtuar fabrika, ka qenë një repart ushtarak që administrohej nga Ministria e Mbrojtjes, kështu që ka qenë ky i vetmi institucion qëjo vetëm ka dhënë lejet, por edhe ka kryer të gjitha procedurat e kontrollittë punës në këtë subjekt. Ne nuk kemi patur asnjë kompetencë në këtëterritor.Po fakti qëkjo fabrikë ishte shumë afër zonës së banimit, ka qenë ndonjëherë shqetësim për ju?Duke qenësekjo ka qenëkrejtësisht nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, kompetencat epushtetit vendor kanë qenë krejtësisht të kufizuara edhe pse fabrika po kryente punimet në një zonë civile e të mbipopulluar nga njerëz. Informacionettona që ne kemi patur, nuk kanë qenë të detajuara. Puna e njerëzveaty ka qënë pothuajse individuale dhe Bashkia, për shkak se zona quhej me një siguri të lartë,nuk ka patur dijeni për profilin e punës së përditshme.Duke qenë se e konsideronipronë të Ministrisë, ju keni qëndruar indiferent?Jo. Absolutisht që nuk kemi qendruarindiferentë. Ne kemi patur tre herë kontakte me drejtuesite kompanisë, të cilët na kanë siguruar se kishin masa të larta të sigurisëdhe që në fabrikëkryhej një punë me siguri të lartë . Qëllimi i këtyre takimeveka qenë për të parë nëse trajnoheshin punëtorët, aktivitetii tyre dhe sa të sigurtë kanë qënë. Ajo që nena u thadhe u siguruamnga drejtuesit e firmës ishte fakti se fabrika nuk paraqiste rrezikshmëridhe se ata ekishin situatën nën kontroll. Por nëse do të ishin marrë këto masa, sigurisht që nuk do të ndodhte tragjedia.Kur ka qenë takimi i fundit që keni zhvilluar me drejtuesit e firmës?Para tre muajshdhe tema e e bisedës ka qenë gjithmonë siguria e punës në fabrikë dhe prej tyre kam marrësigurinë se gjithçka funksiononte konform të gjitha rregullave teknike për objektet me një shkallë të lartë të rrezikshmërisë.Keni paraqitur ju ankesat tuaja për këtë fabrikë?Ne nuk kemi qenë dakord madje, kemi kërkuar ta kthejmë atë në një kompleks sportiv, por një gjë e tillë nuk është miratuar. Më pasne nuk mund të kundërshtonim apo tëparaqisnim ankesat tona, pasi leja e ndërtimit të fabrikës ishte dhënë nga organekompetente siç është Ministria e Mbrotjes që administronte zonën.Pra, derisa ishte dhënë një lejeaktiviteti me një shkallë kaq të lartë rrezikshmërie nga organet kompetente, presupozohej që kjo leje ishte dhënë konform standardeve që kërkohen për ushtrimin ekëtij aktiviteti.Por ne nuk jemi venë në dijenipër asnjë lloj aktiviteti.Ju thatë që jenitakuar tre herë me drejtuesit e firmës, cili ka qenëqëllimi i tyre?Qëllimii këtyre takimeve ishte për të parë si merreshin në punë punonjësit, lloji i aktivitetit të ushtruardhe unë kam çuar ekipe pune për të verifikuar. Megjithatë,grupet tona nuk kanë qenëteknikedhe nuk mund të them me detaje nëse zbatoheshin kushtet teknike në punë, por faktiqë ndodhi gjithë kjo tragjedi lë të dyshohet për këtë.Gjithsesi do të jenë organet kompetente ato që do tëzbardhin ngjarjenduke vërtetuararsyet e kësaj katastrofe, më e madhja e ndodhur në tërë vendin. Cilat janë masat që kemi marrë pas tragjedisë së ndodhur dhe a i keni evidentuar pasojat e shpërthimit të ndodhur?Përveçpersonave që kanë humbur jetën dhe që unë shpreh ngushëllimet e mia të gjitha familjeve,deri më tani janë evidentuar dëme të mëdha materiale.Ne kemi ngritur10 grupe pune për të evidentuar dëmet e shkaktuara në terren dhe që do të fillojnë nesër punën. Kemi evidentuar dëmet paraprakeqë kanë të bëjnë me banesat dhe këto janë të dhëna të përafërta. Shtëpi të shkatërruara plotësisht kemi 313, medëmtime të rënda 185, me dëmtime të mesme 195 dhe me dëmtime më të lehta 1960 banesa. Nesër që në mëngjes me grupin e punës ndërministror do të fillojë puna, për të evidentuar dëmet dhe në një periudhë shumë të shkurtër do të jemi në gjendjetë themiedhe vlerënreale të dëmeve që janë shkaktuar. Roland Alla rezulton i humbur. Familjarët e kërkojnë prej 48 orëshGëzim Alla: Im bir është zhdukur, punonte në fabrikë
Është ulur në rrënojat e shtëpisë me shpresën se pikërisht aty do t'i rikthehet djali i tij. Gëzim Alla gjatë gjithë ditës së djeshme i ka rënë kryq e tërthor fshatit të rrënuar në kërkim të trupit të pajetë të të birit. Sapo ka dëgjuar shpërthimin e parë, frika e vetme që ka patur ka qënë djali i tij, Rolandi. Në atë kohë ishte në punënë fabrikën kur prej 2 muajsh siguronte jetesën. Pasi ka siguruaranëtarët e tjerë të familjes që në momentet e shpërthimit Gëzimi është nisur në kërkim të të birit. Qe nga mesdita e së shtunës nuk ka patur asnjë kontakt me të. Po kështu edhe banorë të tjerë të zonës nuk kanë asnjë dijeni për fatin e 22- vjeçarit. "Unë kam mbetur gjatë gjithë kohës këtu dhe nuk jam larguar. Shpërthimet kanëvazhduargjatë gjithë natës. Djalin, Rolandin nuk e di se ku është. Ka qenë punëtor në fabrikëdhe nuk e di nëse është gjallë apo është nën rrënojat e fabrikës. Nuk iki që këtu të paktënpa trupin e tij",-të thotë i përlotur 50 vjeçari. Shkatërrimi i shtëpisë, dhe gjithçka tjetër që ai ka mundur të krijojë në një jetë krejtësisht të mundimshme nuk i bën asnjë përshtypje. E rëndësishme për të është të gjejë të birin, Rolandin.
Kurrsesi nuk beson se ai është i shkrumbuar nën rrënojat e fabrikës. Beson se edhe ai si të tjerë mund të ketë shpëtuar në ndonjë tunel dhe do të rikthehet sërisht në shtëpinë e tij të rrënuar. Ndaj dhe Gëzimi kurrsesi nukpranontëlargohet që aty paçka se gjithçka është rrënuar dhe nuk ka shpëtuar qoftë edhe një batanije për të mbuluar trupin për të kaluar natën e ftohtë. Tmerri dhe dhimbja duket se i kanë kaluar çdo kufi aq sa për të të marrësh frymë nuk ka më asnjë pikë rëndësie.
OPERACIONI
Forcat RENEA nxorrën 146 plagosur
Të parët që kanë guxuar tëhyjnë në zonën e minuar kanë qënë forcat speciale, falë tëcilave është bërë i mundur shpëtimi i 146 të plagosurve. Në orët e vona të pasdites së shtunë, 4 autoblindat e këtij reparti kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat dhe tunelet e zonës përrethnumrin më të madh tëtë plagosurve. Sipas dëshmitarëve, numri më i madhe i viktimave është gjendur nëpër tunele dhe në shtëpitë e rrënuara. Sipas dëshmive të një prejefektivave të këtij reparti,të plagosurit janë gjendur në gjëndje të rëndë, jovetëm shëndetësore, por edhe psikologjike. Shpërthimet e vazhdueshme kanë shkaktuar një traumë tek të gjithë të mbijetuarit. "Kemi nxjerrë njerëz të përflakur, të gjymtuar apo edhe me fraktura të rënda. Vështirësia më e madhe ishte gjetja e tyre se sa nxjerrja nga zona e minuar",-tregon një prejpunonjësve të këtij reparti. E ndërsa kanë mundur të nxjerrin numrin më të madhe të të plagosurve,operacioni i forcave RENEAka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, kryesisht në zonën e fabrikës ku edhe mendohet të ketë të tjera viktima, që mendohet të jenë punonjësit e repartit të shkrirjes së fabrikës.