Historia e rrallë e 5-vjeçarit, i cili shet lule çaji mes malesh për të ndihmuar familjen
MAT- Fëmija që ju zgjat një tufë çaj makinave në aksin rrugor Klos-Bulqizë, në një zonë krejt të pabanuar është vetëm 5-vjeç. Mosha e tij e vogël na bën përshtypje kështu që ndalojmë makinën dhe bisedojmë me të. Mësojmë se vogëlushi ende në kopsht ka dalë që pa gdhirë në orën 5:00 të mëngjesit, fill i vetëm për të shitur çaj mali në fshatin Plan i Bardhë.
Vogëlushi me emrin Andi që sapo ka filluar të numërojë na thotë dhe fitimet që nxjerr për të ndihmuar familjen e tij.
“Kam dal që në orën 5 të mëngjesit. Në ditë fitoj, 2 mijë lekë, 3 mijë lekë, 4 mijë lekë, 10 mijë, 11 mijë, 12 mijë, 13 mijë, 14 mijë lekë. Jam në kopsht. Nuk kam frikë që dal”, rrëfen vogëlushi.
Andi shprehet për mikrofonin e News24 se momentalisht ai qëndron tek dajat të cilët ndodhen rreth 1 orë larg vendit ku ai shet lule çaji. Moshën e vogël të tij e tregon edhe mënyra se si flet. Ai shprehet se çdo ditë del në rrugë dhe shet lule çaji të cilin e ka mbledhur në mal.
Ai tregon gjithashtu se nuk ikën në shtëpi deri sa ta shesë çajin e mbledhur, ku ka raste shkon deri në mbrëmje. Babai i tij tregon vogëlushi është në një tjetër mal, ku po mbledh bimë medicinale. Po ashtu ai qëndron pa ngrënë dhe pa pirë, pasi është shumë larg shtëpijave të banuara.
Rasti në fjalë nuk tregon vetëm rastin kur fëmijë të vegjël të moshave të ndryshme mundohen të punojnë e të nxjerrin të ardhura për të ndihmuar familjen, por një fëmijë në moshën 5 vjeçare i cili qëndron i vetëm në një rrugë nacionale dhe shumë larg zonave të banimit është një rrezik i madh për të. Në raste të tilla mund të ndodhin edhe grabitje të tyre, e ndërsa policia duhet të ndërhyjë pa ndodhur kësi rastesh dhe të largojë këto fëmijë kaq të vegjël të pashoqëruar që qëndrojnë në zona të pabanuara.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Bulqizë, fëmija i vogël 5 vjeçar që shet caj për të mbijetuar