Gara e FRESSH, Rama-të rinjve: Angazhohuni në politikë
TIRANE- Socialistët kanë nisur sot zyrtarisht nisjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRESSH. I pranishëm në çeljen e kësaj fushate kryesocialisti Rama, tha se një forum rinor është i domosdoshëm për sfidat që do përballet opozita.
“Për Shqipërinë që duam na duhet edhe një forum rinor eurosocialist në lartësinë e sfidës sonë historike për një rilindje shqiptare. Na duhet t’i japim së bashku formë një politikë të re, ku të rejat dhe të rinjtë, ku ju të gjithë të përfshiheni dhe të përfshini sa më shumë si ju, në emër të ëndrrave dhe të shpresave të gjeneratës suaj. Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër s’do ndryshojë dot për ju dhe për Shqipërinë e të gjithëve, që sot ka mbetur në vend, dhe është bërë vend padrejtësish të përditshme”, tha ai.
Ndërsa Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj deklaroi se gara për kreun e ri të FRESSH do të përfundojë më 12 qershor.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Diploma e Bossi-t, Rama: T’i japim fund maskaradës së tregtisë së diplomave