Qeveria shqiptare: Arrestimet në Preshevë, akte falangash

Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritetet e Beogradit.
“Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga falangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike. Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, thekson reagimi i Kryeministrisë. /Start/
2012-05-05 14:24