E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, dëbora 80 cm bllokon prej 10 ditësh komunën Frashër

PëRMET- Prej mëse 10 ditësh komuna Frashër në Përmet vijon të jetë e bllokuar. Aktualisht trashësia e borës ka arritur deri në 80 centimetra dhe sipas kreut të komunës Tomorr Kotorri është i pamundur komunikimi me qytetin e Përmetit. Tetë frashatrat e komunës Frashër, Mican,Vercisht, Suropull,Zavalan, Ogren dhe Gostivisht janë tërësisht të izoluar ndërsa mësohet se ka dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët kanë kërkuar hapjen e aksit Frashër-Përmet për të siguruar komunikimin me pjesën tjetër dhe furnizimin me ushqime. Vetë kreu i komunës ka bërë të ditur se mbetet problem furnizimi me ushqime si dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Pak ditë më parë një 27-vjecari sëmurë mbeti i bllokuar së bashku me tre të afërm në mes të rrugës për shkak të trashësisë së borës. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›