E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 50 kilogram kanabis sativa

SARANDE- Sekuestrohen 50 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm në fshatin Caush të Sarandës. Burime nga policia bëjnë të ditur se droga u gjet në një ndërtesë të papërfunduar pas informacioneve në rrugë operative. Ende nuk dihen autorët që kishin lënë drogën aty, ndërkohë që po vijojnë hetimet per origjinën dhe destinacionin e saj. Sipas policisë droga u gjet e paketuar në ndërtesë dhe në momentin e operacioinit aty nuk ndodhej asnjeri. Policia ndërkaq bën të ditur se po punohet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›