E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau nënën me sopatë, arrestohet autori

Policia vë nën pranga Haki Miskan, autorin e vrasjes së Dije Miskas në Librazhd më 5 shkurt. Burimet nga uniformat blu deklaruan se ndalimi i Hakiut u bë në qarkun e Bulqizës.
Ai akuzohet për masakrimin e nënës së tij në zonën e Librazhdit. Autori e goditi viktimën me sopatë në trup dhe në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Vajza e Hakiut e cila tentoi të ndërhynte për të shmangur tragjedinë u plagos gjithashtu gjatë ngjarjes së 5 shkurtit në Librazhd.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›