E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, rritet interesi për ndihmë juridike parësore, rritje 15% e rasteve të trajtuara janar-shkurt

Në Përmet gjatë kësaj periudhe është vënë re një rritje e interesit të qytetarëve për shërbimin e ndihmës juridike parësore.

Sipas tyre, kjo është një mënyrë efikase për të marrë shërbim dhe për të zgjidhur problematikat ligjore në kohë.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe për qytetarët”

“Shërbimi juridik është shumë i nevojshëm, duke nisur nga ata që nuk dinë ku të drejtohen dhe nga të nisin procedurat. Por dhe financiarisht nuk i përgjigjen dot”- u shpreh një qytetare.

Një nga sfidat kryesore mbetet informimi i qytetarëve, veçanërisht në zonat rurale, ku po bashkëpunohet ngushtë me njësitë administrative për të ofruar akses sa më të lehtë në ndihmën juridike.

Juristja, Fetie Maliqi u shpreh për RTSH së “Kërkesat që kanë ardhur kryesisht në Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore ka qenë njohja e viteve të punës dhe çështjet e pronësisë. Kohët e fundit nuk kanë munguar dhe transferimi i pensionit por dhe transferimi i pasurisë. Gjithmonë zhvillojmë aktivitetet informuese, ndërgjegjësuese në shkollat e qytetit dhe institucionet vendore që ndihma juridike të arrijë në çdo qytetar që ka nevojë”

Krahasuar me një vit më parë, periudha janar–shkurt ka shënuar një rritje prej rreth 15% të numrit të rasteve të trajtuara.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›